Denaj: Dhjetë zona kadastrale ku lejohet kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore

Këto 10 zona janë të mirëpërcaktuara në bashkërendim me udhëzuesit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministrinë e Brendshme


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, tha se “aktualisht në vendin tonë janë 10 zona Kadastrale, që janë përcaktuar në bazë të studimeve të kryera, për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore”.

Duke folur për mediet pas mbledhjes së qeverisë, Denaj, shpjegoi se, këto 10 zona janë të mirëpërcaktuara në bashkërendim me udhëzuesit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrinë e Brendshme që përcaktojnë më së miri sesi do të vijojë ky proces.

Duke iu referuar të dhënave të studimit, ministrja shpjegoi se, “një kriter i domosdoshëm, është fakti se janë të përjashtuara të gjitha zonat me intensitet të lartë bujqësor, pra janë jashtë vëmendjes zona të zhvillimit aktual të bujqësisë intensive, dhe janë në distancë nga shkollat, vendet e banuara, si edhe gati 3 kilometra në distancë ku zhvillohet bletaria sot”.

“Këto zona janë të përcaktuara mbi bazën e këtyre kritereve”, u shpreh Denaj.

ATSH

Lexo më shumë nga

Peleshi vizitë në Çeki, mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në vijim të turit të diplomacisë parlamentare në vendet partnere të Bashkimit Europian, në kuadër…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Peleshi vizitë në Çeki, mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në vijim të turit të diplomacisë parlamentare në vendet partnere të Bashkimit Europian, në kuadër…