Rama: Revolucion me shkollat në Tiranë, janë si në çdo qytet të Evropës


Kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e deleguar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, kanë ndjekur sot nga afër punimet në kantierin e shkollës “Pjetër Budi”, e cila po ndërtohet nga e para me standardet më të mira të mësimdhënies për afro një mijë nxënës.

Sipas Ristanit, shkolla do të ketë një holl të brendshëm dhe një tarracë të gjelbër, e cila do të jetë e shfrytëzueshme dhe do të ketë dalje nga holli nëpër klasa dhe korridore.

“Si pjesë e shkollave që ne i kemi të rindërtuara, edhe kjo shkollë është rindërtuar e plotë dhe një nga gjërat që do të bëjmë më mirë është të shmangim komplet turnin e dytë sepse po shtojmë klasat. Deri tani ishte me 938 nxënës dhe 4 klasa ishin me turn të dytë. I kemi shtuar ato, duke ekonomizuar më mirë hapësirën me projektin dhe nuk do të ketë më turn të dytë, po përveç asaj që do të ofrojë gjelbërim edhe hapësira të ndriçimit shumë të mira, ka një shtesë të bukur të faktit që do të ketë një holl të brendshëm dhe tarracë të gjelbër.

Tarraca sipër do të jetë e shfrytëzueshme dhe do të ketë dalje nga holli nëpër klasa e nëpër korridore. Tipar tjetër është që palestra është multifunksionale dhe ka një sallë tjetër multifuknsionale, me akses të jashtëm që mund të përdoret dhe për pjesën jashtë shkollës. Do të ketë bibliotekë, laboratorë dhe ajo që ne po shtojmë është edhe klasat e parashkollorit që nuk kanë ekzistuar më përpara. Mendojmë që të jetë gati brenda fundit të vitit kalendarik”, tha Ristani.

Ndërsa, një prej drejtueseve teknike të projektit u shpreh se fushat do të jenë aty ku kanë qenë më përpara, përpos shtimit të një palestre të brendshme.

“Përballë do të kemi edhe hyrjen dytësore që të përdoret nga komuniteti jo vetëm palestra, por edhe salla multifunksionale. Ka një holl gjigant që arrin në dy kate lartësi, dhe kati i tretë që realizohet me një holl të hapur, ku do të jetë biblioteka dhe salla multifunksionale”, tha ajo.

Rama theksoi se “me shkollat në Tiranë është bërë revolucion, falë edhe ndërtimit me standardet më të mira evropiane”.

“Shkollat e Tiranës janë si në çdo qytet të Evropës ku ka shkolla të vjetra, ka shkolla “çka” dhe shumë të mira. Dhe këto janë shumë të mira, revolucion i madh”, u shpreh Rama.

Burimi ATSH

9,7 milionë tonë prodhim bujqësor në 2025-ën, INSTAT: Perimet në rritje, në rënie drithërat dhe frutat

Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) publikoi të dhënat për prodhimin bujqësor në vitin 2025, ku fermerët shqiptarë kanë prodhuar…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

9,7 milionë tonë prodhim bujqësor në 2025-ën, INSTAT: Perimet në rritje, në rënie drithërat dhe frutat

Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) publikoi të dhënat për prodhimin bujqësor në vitin 2025, ku fermerët shqiptarë kanë prodhuar…