Parkim nëntokësor me 210 vende te sheshi “Avni Rustemi”, Rama: Duhet ndërhyrje në pikat kryesore nevralgjike

Projekti i ri i parkimit nëntokësor me dy kate për 210 automjete, ku përfshihet edhe rehabilitimi i fasadave në sheshin “Avni Rustemi” në Tiranë, do t’i japë më shumë hapësirë qytetarëve dhe turistëve të kryeqytetit.


Projekti i ri i parkimit nëntokësor me dy kate për 210 automjete, ku përfshihet edhe rehabilitimi i fasadave në sheshin “Avni Rustemi” në Tiranë, do t’i japë më shumë hapësirë qytetarëve dhe turistëve të kryeqytetit.

Sheshi, i cili shërben si urë lidhëse e Pazarit të Ri me unazën e brendshme të Tiranës me anë të dy rrugëve “Hoxha Tahsim” dhe rruga “Tefta Tashko-Koço”, përbën një zonë me rëndësi të madhe në zhvillimin e kryeqytetit, si një pikë kyçe atraktive.

Projekti për të cilin po punohet parashikon ndërtimin e parkimit nëntokësor me dy kate për 210 automjete dhe me rehabilitimin e fasadave përgjatë gjithë rrugës “Luigj Gurakuqi” duke krijuar një atmosferë tjetër që nxit bashkëveprimin midis komunitetit, e duke i dhënë më shumë hapësirë qytetarëve dhe turistëve.

Kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani inspektuan punimet për realizimin e projektit të ri të parkimit nëntokësor me dy kate dhe rehabilitimin e fasadave të sheshit “Avni Rustemi”.

Rama tha se çështja e parkimit do të marrë përparësi, veçanërisht në zonat turistike.

“Ne duhet ta shikojmë strategjinë dhe bashkë me Fondin e Zhvillimit që ka bërë disa projekte të suksesshme, ai i Beratit për shembull është super, që po angazhohet me një projekt kombëtar për parkimet sidomos për zonat turistike. Duhet të bëjmë një bashkëpunim mes bashkisë dhe Fondit që të rishikojmë dhe një herë strategjinë, të kuptojmë se në cilat pikat kryesore nevralgjike mund dhe duhet të ndërhyjmë dhe pastaj të shohim dhe financimin e ndërhyrjes”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se duhet të jetë një financim i shpejtë dhe që mbulon sa më shumë nevoja, pasi historia e parkimeve po bëhet shumë problem”.

Ndërkohë, Rama theksoi se nga ana tjetër duhet të vendoset patjetër rregull për parkimin e dyfishtë.

“Duhet të konsiderohet bllokim rruge dhe hyn në të tjera vepra të Kodit, shkon në Kod Penal, kështu që, vetëm kështu arrijmë të dekurajojmë më shumë makinat dhe të lehtësojmë më shumë këmbësorët dhe të nxisim më shumë ecjet”, u shpreh kryeministri.

Duke folur për projektin e parkimit te sheshi “Avni Rustemi”, Ristani u shpreh se ai erdhi si domosdoshmëri pasi u hap Pazari i Ri, që solli shumë vizitorë.

“Kishim një parkim publik këtu që aspak nuk i përmbushte nevojat dhe u bë e qartë që nevoja për parkim nëntokësor, për të mos zënë hapësirat publike, ishte imediate. Kështu që do të kemi 210 vende parkimi në dy nivele. Në nivelin e parë dhe të dytë do të kemi 8 vende për personat e aftësi të kufizuara, me të gjitha lehtësirat, me ashensor të aksesueshëm dhe rampat respektive”, tha ajo.

Ristani informoi se puna është ndarë në dy segmente në mënyrë që të mos bllokohet trafiku, kështu që kjo është gjysma e parë e gërmimit dhe e punimeve dhe në momentin që ajo do të mbulohet do të vazhdojmë me segmentin tjetër”.

“Të gjitha standardet janë jo vetëm për parkimin, por do të ketë edhe një rishikim të fasadave te gjithë “Luigj Gurakuqi”. Përveç atyre që janë momente kulturë që janë trajtuar, pjesa tjetër e fasadave do të mbulohet jo vetëm me veshje kapot, por edhe me pjesën e njësimit”, sqaroi Ristani.

Ky projekt vjen në vijim të punës transformuese për modernizimin e infrastrukturës në kryeqytet. Projekti që është në zbatim përfshin Sheshin Avni Rustemi, i pozicionuar vetëm 500 m larg sheshit kryesor të Tiranës, i ndërtuar në 1935 dhe që gëzon statusin e monumentit të kulturës së kategorisë së II që prej vitit 2007.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Mozaiku i Tiranës, historia antike risillet përmes teknologjisë 3D dhe Gigapixel

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se “ky mozaik rikthehet si një hapësirë ku trashëgimia kulturore…

Global 360

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Mozaiku i Tiranës, historia antike risillet përmes teknologjisë 3D dhe Gigapixel

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se “ky mozaik rikthehet si një hapësirë ku trashëgimia kulturore…