Balla takim me bashkatdhetarë në Frankfurt: PS do të përmbyllë procesin e anëtarësimit në BE

Në Frankfurt, ku bashkatdhetarët tanë po regjistrohen të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit


Në Frankfurt, ku bashkatdhetarët tanë po regjistrohen të marrin pjesë në zgjedhje, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla deklaroi se vota për Partinë Socialiste do t’i bëjë ata të ndjehen të barabartë me shtetasit gjermanë, pra qytetarë të BE-së.

Sipas Ballës, ishte kjo parti që e ka pasur gjithnjë përparësi votën e diasporës duke e kushtëzuar edhe reformën zgjedhore me këtë synim.

“Kuvendi i dha zgjidhje një borxhi që u kishim bashkatdhetarëve. Partia Socialiste një kusht ka pasur për reformën, vetëm votën e diasporës, sepse diaspora ka një gjykim të paanshëm”, shtoi Balla.

Balla falënderoi Gjermaninë për mbështetjen që i ka dhënë gjithnjë Shqipërisë në rrugën drejt BE.

“Dhe një gjë duhet ta themi, ne i jemi shumë mirënjohës Gjermanisë për mbështetjen e pakushtëzuar që i ka dhënë Shqipërisë ndër vite sa i përket anëtarësimit dhe integrimit në BE. Nëse ka një parti politike që mund dhe do ta përmbyllë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE është PS. Unë dua që në katër vitet e ardhshme, secili prej jush këtu në Frankfurt ta shohë veten e vet të barabartë me shtetasin gjerman, pra ta shohë veten qytetar të BE-së”, tha ai.

Drejtuesi Politik i Diasporës në Partinë Socialiste kërkoi votën e bashkatdhetarëve në Frankfurt për ta bërë të pakthyeshëm progresin që është arritur deri tani.

Burimi ATSH

Rama: 1.5 miliardë euro për programin “Rilindja Urbane 2.0”, njerëzit duan më shumë cilësi

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e programit “Rilindja 2.0”

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: 1.5 miliardë euro për programin “Rilindja Urbane 2.0”, njerëzit duan më shumë cilësi

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e programit “Rilindja 2.0”