Projekti i BE për Drejtësinë Digjitale, Gonzato: Garantim i një drejtësie cilësore dhe efikase

Projekti i bashkëfinancuar nga qeveria shqiptare, BE-ja dhe Suedia pritet të ofrojë produkte të rëndësishme si për vendimmarrësit, operatorët e së drejtës, ashtu edhe për qytetarët shqiptarë.


Delegacioni i Bashkimit Evropian në bashkëpunim me Ambasadën suedeze prezantuan sot në Shtëpinë e Evropës, projektin e BE për Drejtësinë Digjitale: ”Mbështetje për Shtetin Ligjor përmes Transformimit Digjital”, një nismë transformuese e financuar nga Bashkimi Evropian dhe e zbatuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS) në Shqipëri.

Ky projekt është krijuar për të rritur zhvillimin e Shqipërisë, duke mbështetur procesin e anëtarësimit të saj në BE dhe duke kontribuar për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ).

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, nënvizoi në fjalën e tij në aktivitet se, projekti së bashku reformën e mëparshme në drejtësi do të garantojnë një drejtësi cilësore dhe efikase.

“Ka nevojë për qasje dhe kuadër të përbashkët për të shmangur ritmet e ndryshme në zbatimin e ngritjes dhe funksionimit të një sistemi mirëfunksional të menaxhimit të integruar të çështjeve, projekti i BE-së”, tha Gonzato.

“Do ndihmojë në dialogun, bashkëbisedimin e përhershëm midis këtyre institucioneve që të kemi zhvillimin e sistemeve me dy software të gjykatave dhe prokurorisë të arrijnë një ndërveprueshmëri të plotë”, u shpreh ambasadori.

Gonzato theksoi se, “që kjo përpjekje të jetë e suksesshme na duhen burimet e nevojshme buxhetore dhe ato të parashikuara nga qeveria, për të përballuar kostot e ngritjes së sistemit të menaxhimit të integruar”.

“Do të punojmë së bashku për të arritur këto objektiva në udhën e pakthyeshme të integrimit në BE”, tha ai.

“Ky projekt për sistemin e integruar dhe mbështetja jonë për reformën në drejtësi, ka një pikë të përbashkët, t’u garantojmë qytetarëve shqiptarë dhënie cilësore dhe efikase të drejtësisë”, deklaroi Gonzato.

Projekti i bashkëfinancuar nga qeveria shqiptare, BE-ja dhe Suedia pritet të ofrojë produkte të rëndësishme si për vendimmarrësit, operatorët e së drejtës, ashtu edhe për qytetarët shqiptarë.

Ai vjen në kuadër të Mbështetjes për Shtetin Ligjor përmes Transformimit Digjital dhe konsiderohet një nismë transformuese e financuar nga Bashkimi Evropian dhe e zbatuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve në Shqipëri.

Burimi ATSH

Ndërhyrje e shpejtë e Policisë Kufitare në Vlorë dhe Dhërmi, shpëtohen 8 shtetas në det

Policia Kufitare në Vlorë ka reaguar me shpejtësi në dy raste të ndara në Vlorë dhe Dhërmi, duke u ardhur…

Global 360

Negociatorët e SHBA-së dhe BE-së diskutojnë tarifat tregtare

Negociatorët tregtarë të SHBA-së dhe BE-së kane nisur sot në Paris – negociatat për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tensionuar…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Ndërhyrje e shpejtë e Policisë Kufitare në Vlorë dhe Dhërmi, shpëtohen 8 shtetas në det

Policia Kufitare në Vlorë ka reaguar me shpejtësi në dy raste të ndara në Vlorë dhe Dhërmi, duke u ardhur…