Zjarri në resortin e skive në Turqi, Begaj ngushëllon familjarët e viktimave

Kreu i Shtetit i përcolli homologut të tij turk Recep Tayyip Erdogan dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë si edhe mbështetjen e popullit shqiptar në këto momente të vështira.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ngushëlloi sot familjarët e viktimave të shkaktuara nga zjarri në një resort turistik në Bolu të Turqisë.

Kreu i Shtetit i përcolli homologut të tij turk Recep Tayyip Erdogan dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë si edhe mbështetjen e popullit shqiptar në këto momente të vështira.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga aksidenti tragjik në Bolu, Turqi. Në emër të Shqipërisë shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta dhe të popullit shqiptar për familjet e viktimave dhe i uroj të lënduarve shërim të shpejtë. Mendimet tona janë me Presidentin Erdogan dhe popullin turk në këtë kohë të vështirë”, shkroi në llogarinë e tij në X Presidenti Begaj.

Numri i të vdekurve nga zjarri në një hotel në një vendpushim skish në Turqi ka shkuar në 66, deklaroi ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj: “Urdhri i Skënderbeut”, rivendosje standardi për të dalluar kontributin autentik

Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri “Për Dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, Presidenti Bajram Begaj, dha sot dekoratat…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Begaj: “Urdhri i Skënderbeut”, rivendosje standardi për të dalluar kontributin autentik

Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri “Për Dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, Presidenti Bajram Begaj, dha sot dekoratat…