Erdogan: Shpresoj se miqësia ime me Trump do të vazhdojë

Turqia synon të ruajë marrëdhëniet e mira që gëzonte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë presidencës së parë të Donald Trump – edhe në mandatin e tij të dytë,

Turqia synon të ruajë marrëdhëniet e mira që gëzonte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë presidencës së parë të Donald Trump – edhe në mandatin e tij të dytë, tha presidenti Recep Tayyip Erdogan në një konferencë për shtyp sot në Ankara.

“Shpresoj se miqësia ime me Trump do të vazhdojë”, tha Erdogan duke folur së bashku me kryeministrin sllovak Robert Fico përpara ceremonisë së betimit të Trump.

Presidenti turk ofroi gjithashtu mbështetjen e tij për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore për luftën në Ukrainë.

Turqia, një anëtare e NATO-s, ruan marrëdhënie me Rusinë dhe Ukrainën dhe ka vepruar si ndërmjetëse në të kaluarën.

Donald Trump është betuar sot si president i SHBA-së në ndërtesën e Kapitolit, në Uashington.

Trump bëri betimin në një ceremoni madhështore ku morën pjesë familja e tij, ish-presidentë amerikanë dhe personalitete nga SHBA-ja dhe jashtë saj.

“Epoka e Artë e Amerikës fillon pikërisht tani”, tha ai në fjalimin e tij inaugurues.

Lexo më shumë nga

Fino në Budapest: Objektiv, përfundimi i negociatave deri në vitin 2027

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino mori pjesë në Forumin për Ballkanin, i zhvilluar në Budapest

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Fino në Budapest: Objektiv, përfundimi i negociatave deri në vitin 2027

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino mori pjesë në Forumin për Ballkanin, i zhvilluar në Budapest