Kumbaro: 5,5 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura gjatë vitit 2024

Zonat e mbrojtura në vend janë kthyer në destinacione turistike mjaft të vizituara për shkak të bukurive natyrore dhe relievit të larmishëm.


Zonat e mbrojtura në vend janë kthyer në destinacione turistike mjaft të vizituara për shkak të bukurive natyrore dhe relievit të larmishëm.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri të ditur sot se “ 5,5 milionë vizitorë kanë shijuar parqet tona natyrore e kombëtare gjatë vitit 2024, ose 1 milion më shumë se viti 2023, si një shembull i interesit të jashtëzakonshëm për ekoturizmin, sportet e natyrës si ecja në shtigje, rafting apo ngjitjet në mal, por edhe kuriozitetit për të njohur biodiversitetin”.

Ministrja Kumbaro shprehu mirënjohjen për stafet pasionante të zonave të mbrojtura në 12 qarqet e vendit që me përkushtim e pasion administrojnë xhevahiret tona natyrore dhe janë udhërrëfyesit më të mirë për turistët.

Në shifrat e publikuara nga Kumbaro bëhet e ditur se në periudhën janar- dhjetor 2023 zonat e mbrojtura u vizituan nga 4,5 milionë vizitorë, ndërsa në janar-dhjetor 2024 nga 5,5 milionë vizitorë, pra 22% më shumë vizitorë. Nga këta 5,5 milionë vizitorë, 3,6 milionë vizitorë vendas dhe 1,9 milionë vizitorë të huaj.

Qarqet me rritjen më të lartë të vizitorëve janë; qarku Shkodër 1,3 milionë vizitorë, qarku Durrës 384 mijë vizitorë, qarku Elbasan 192 mijë vizitorë, qarku Korçë 1 milion vizitorë, qarku Berat 380 mijë vizitorë dhe qarku Gjirokastër 135 mijë vizitorë.

Turizmi natyror dhe zonat e mbrojtura janë në fokus të buxhetit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për vitin 2025, me dy projekte kryesore siç është ngritja e infrastrukturës në Eko-Park Ulza dhe Ndërtimi i Qendrës Multifunksionale të Parkut Kombëtar të Vjosës.

Zonat e Mbrojtura në Shqipëri vlerësohen si një mundësi efektive për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Prandaj dhe po punohet fort që këto zona të mbrojtura të promovohen për vlerat e jashtëzakonshme të biodiversitetit që ato mbartin, por edhe si destinacione të rëndësishme turistike në nivel kombëtar dhe më gjerë.

Burimi ATSH

Hoxha pret ambasadorët e BE-së: E drejta për manifestim paqësor është themelore, dhuna nuk justifikohet

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një takim me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha pret ambasadorët e BE-së: E drejta për manifestim paqësor është themelore, dhuna nuk justifikohet

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një takim me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit…