Nis trajnimi i drejtuesve të arsimit parashkollor, Manastirliu: Gur themeli për zhvillimin e standardeve në çerdhe dhe kopshte

Shkolla e Drejtorëve, mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, (AADF) ka nisur programin e parë të trajnimit për drejtuesit e arsimit parashkollor, duke përfshirë 60 pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria.


Shkolla e Drejtorëve, mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, (AADF) ka nisur programin e parë të trajnimit për drejtuesit e arsimit parashkollor, duke përfshirë 60 pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria.

Në këtë grup të parë, 45 janë drejtorë të kopshteve dhe 15 janë aspirantë për drejtues. Ky program, i cili do të zhvillohet në Tiranë, është ndërtuar mbi praktikat më të mira ndërkombëtare dhe standardet profesionale për drejtuesit e institucioneve të arsimit parashkollor.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu në ceremoninë e prezantimit të programit të trajnimit të detyrueshëm për arsimin parashkollor, e cilësoi atë një gur themeli në zhvillimin dhe mirërritjen e fëmijëve që në fëmijërinë e hershme.

“Vendosim një gur të ri themeli në zhvillimin e standardeve dhe rritjes së kapaciteteve të ekipeve tona drejtuese në realizimin e këtij programi të trajnimit të detyrueshëm për drejtuesit në arsimin parashkollor. Është një moment i shumëpritur i cili vjen pas një pune të madhe të realizuar nga Shkolla e Drejtorëve, e mbështetur nga Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Ministria e Arsimit dhe Sportit, Bashkia e Tiranës dhe të gjitha bashkitë për këtë fokus që ne i kemi dhënë përgjatë gjithë këtyre viteve zhvillimit të fëmijëve që lidhet me zhvillimin në fëmijërinë e hershme”, tha Manastirliu.

Që prej themelimit, Shkolla e Drejtorëve ka certifikuar 1,199 drejtues shkollash në të gjithë vendin, duke përmirësuar cilësinë e menaxhimit dhe fuqizuar lidhjet me komunitetin. Tashmë ky program shtrihet për herë të parë edhe në arsimin parashkollor. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha se trajnimi në vazhdim i mësuesve dhe drejtorëve të 539 kopshte në të gjithë vendin do të zhvillojë aftësitë menaxheriale dhe të lidershipit në arsimin parashkollor.

“Kur bëhet fjalë për zhvillimin e lidershipit, menaxherëve të strukturave të arsimit tonë shkollor, nuk bëhet fjalë vetëm për trajnimin e 539 drejtuesve të çerdheve dhe kopshteve, por bëhet fjalë për një zhvillim të kapaciteteve të të gjitha burimeve njerëzore, të edukatorëve në strukturat tona të arsimit parashkollor, të kujdestarëve në këto struktura, të zhvillimit të ekipeve të punonjësve socialë, psikologëve dhe të gjithë figurave të reja që ne kemi përfshirë. Bashkitë kanë përfshirë këto figura në shërbimin për mirërritjen dhe zhvillimin e fëmijëve të grupmoshave 3-6 vjeç. Prioritet mbi prioritete është zhvillimi dhe mirërritja e fëmijëve dhe fillon që në fëmijërinë e hershme”, tha Manastirliu.

Programi vjen në një moment të rëndësishëm për arsimin parashkollor, pasi Ministria e Arsimit dhe Sportit ka miratuar dhe zbatuar disa dokumente dhe standarde të reja, përfshirë Kornizën e Vlerësimit të Cilësisë së Kopshtit dhe Udhëzuesin për vlerësimin e institucioneve publike dhe private.

“Ka 1 vit që jemi duke punuar për një reformë të mirëfilltë edhe në kuadrin legjislativ, por edhe në kuadrin e zhvillimit të kapaciteteve sa i përket çerdheve dhe kopshteve. Në këtë kuadër, jemi duke riparë standardet dhe shumë shpejt do të lançojmë standardet e reja të çerdheve dhe kopshteve, duke punuar me bashkitë për të zgjeruar shërbimin në çerdhe dhe kopshte”, deklaroi Manastirliu.

Nëpërmjet këtij programi, synohet jo vetëm përmirësimi i cilësisë së shërbimeve në arsimin parashkollor, por edhe krijimi i një sistemi të unifikuar dhe gjithëpërfshirës që mbështet zhvillimin e çdo fëmije.

Burimi ATSH

Thellohet bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë në bujqësi

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi një vizitë zyrtare në Kosovë, ku u takua me ministrin e…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Thellohet bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë në bujqësi

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi një vizitë zyrtare në Kosovë, ku u takua me ministrin e…