Veliaj: “Skema e re e kredive të buta, më shumë mundësi për qytetarët; 2025, viti i reformave të rëndësishme për Tiranën”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarë, kryesisht çifte të reja, përfitues nga programi i strehimit social në vitet e kaluara


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarë, kryesisht çifte të reja, përfitues nga programi i strehimit social në vitet e kaluara, të cilët ndanë eksperiencat e tyre dhe theksuan se subvencionimi i interesit të kredisë së butë u ka ndryshuar jetën. Në fjalën e tij, Veliaj tha se skema e re e strehimit përfshin rritje të numrit të kredive, në 1200 të tilla, dhe shtoi se është bërë përditësimi i çmimit të referencës për blerjen e një shtëpie.

“Me skemën e re kemi më shumë mundësi: do të japim 1200 kredi të buta nga 1700 aplikime që kemi deri tani. Pra, do të përfitojnë kredi të butë më shumë se 50% e aplikuesve; diçka e paprecedentë, duke qenë se më përpara fitues shpalleshin 10-20% e aplikuesve sepse interesi ishte shumë i madh, por mundësitë më të vogla. Ne hidhnim në treg 300-400 kredi, sot kemi 1200. Jo vetëm kaq, por çmimet janë të përditësuara, si dhe për herë të parë projektin e kemi hapur përtej familjeve burrë e grua, çift i ri, duke përfshirë familje që mund të ketë kaluar situata shumë të vështira”, shpjegoi ai.

Veliaj u shpreh se sot shumica e qytetarëve të Tiranës janë pronarë të një shtëpie, ndryshe nga kryeqytetet e tjera evropiane, ku bashkitë kanë në pronësi një pjesë të konsiderueshme të pasurive të paluajtshme. Kësisoj, ai sqaroi se rritja e çmimit të pronave është një lajm i mirë për shumicën e qytetarëve pronarë të një pasurie të paluajtshme sepse prona e tyre sot vlen më shumë. “Kur dëgjoj këta që ulërasin poshtë bashkisë apo nëpër televizione – që e kanë shtëpinë disa herë më të madhe se timen, dhe vilat nuk u numërohen dot me gishtat e njërës dorë, – që arsyetojnë për çmimin e pronave, them mundohet t’ia qajë zengjini hallin fukarait, ndërkohë që, mjafton një logjikë e thjeshtë për të kuptuar se rritja e vlerës së pronës për 90% të qytetarëve që janë pronarë është lajm i mirë sepse rritet ajo që kanë në shtëpi, që është e tyrja. Ndërkohë, për këtë 10% tjetër kemi programe si ky i kredive të buta”, shtoi ai.

Duke u ndalur te disa prej nismave të bashkisë dhe qeverisë, kryebashkiaku Veliaj tha se ky vit do të jetë viti i reformave të rëndësishme dhe të qëndrueshme për qytetin e Tiranës. “Unë ia kam kushtuar jetën këtij qyteti, dua që këtë vit të kemi reformat më të mëdha të solidaritetit që ka pasur ndonjëherë. Jam shumë i lumtur që këtu po mbajmë hapin edhe me qeverinë, me rritjen që u bëri e pensioneve, dha bonusin, do të ketë edhe një tjetër në mars. Qeveria bëri uljen e çmimit të energjisë dhe do të vazhdojë të mbështesë shtresat në nevojë. Edhe bashkia e bëri falas abonenë për pensionistët, ndërsa studentët udhëtojnë falas prej një viti. Po ashtu, u subvencionojmë me 50% koston e konviktit. Jemi e vetmja bashki në rajonin tonë, e cila e ka falas udhëtimin me autobus për studentët dhe pensionistët. Kjo është politika sociale për të cilën kemi nevojë”, përmbylli Veliaj.

Lexo më shumë nga

INSTAT: Papunësia zbret në 8.3% në 3-mujorin e dytë 2026

Sipas INSTAT, papunësia u ul me 0.2 pikë përqindjeje krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2025 dhe me 0.1…

Global 360

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

INSTAT: Papunësia zbret në 8.3% në 3-mujorin e dytë 2026

Sipas INSTAT, papunësia u ul me 0.2 pikë përqindjeje krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2025 dhe me 0.1…