Komanda e FARSH nisi 2025-ën në mjedise të transformuara dhe drejtues të ri

Komanda Mbështetëse e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë e ka nisur vitin 2025 në mjedise tërësisht të transformuara në infrastrukturë dhe me drejtues të ri.


Komanda Mbështetëse e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë e ka nisur vitin 2025 në mjedise tërësisht të transformuara në infrastrukturë dhe me drejtues të ri.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ishte i pranishëm në prezantimin e komandantit të ri të Komandës Mbështetëse gjeneral brigade Aleksandër Pando, në këto mjedise të reja.

Pjesë e kësaj ceremonie ishin gjithashtu shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjenerallejtënant Arben Kingji, efektivë të Komandës Mbështetëse dhe Forcave të Armatosura.

Ministri Vengu, u shpreh besimplotë se, gjeneral Aleksandër Pando është njeriu i duhur për ta çuar përpara këtë Komandë kaq të rëndësishme në rrugën e saj drejt modernizimit dhe rritjes së efikasitetit.

Vengu theksoi se, “kjo Komandë, si një nga pjesët më të rëndësishme të zinxhirit funksional të Forcave të Armatosura, do të vazhdojë të zhvillohet dhe të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve tona dhe në ruajtjen e paqes në rajon, por edhe në misionin e saj fisnik për t’u dalë në krah dhe ndihmuar civilët në raste emergjencash”.

“Si ministër i Mbrojtjes, jam tërësisht i angazhuar në mbështetje të plotë të të gjithë komponentëve të Forcave tona, duke garantuar që ata të jenë të përgatitur dhe të gatshëm për të përballuar çdo sfidë”, nënvizoi Vengu.

Gjeneral brigade Pando ka shërbyer më herët si drejtor i Shtabit të Përgjithshëm të FA.

Komanda Mbështetëse është një strukturë mjaft e rëndësishme e Forcave të Armatosura, që ka si qëllim të saj, sigurimin e kapaciteteve për mbështetjen me logjistikë, infrastrukturë, shërbim shëndetësor dhe shërbime të tjera të FA në interes të plotësimit të misionit të tyre kushtetues.

Pas mjediseve të reja, në të cilat do të operojë Komanda Mbështetëse, synimi i Ministrisë së Mbrojtjes është që të zgjerojë kapacitetet e saj dhe të vijojë procesin modernizues për rritjen e efikasitetit dhe forcimin e saj, edhe si një nyjë jetike e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Alis kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovizion 2026

Alis kualifikoi mbrëmjen e sotme Shqipërinë në finalen e Eurovizionit 2026 me interpretimin brilant të këngës “Nan”. Kështu, ai do…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Alis kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovizion 2026

Alis kualifikoi mbrëmjen e sotme Shqipërinë në finalen e Eurovizionit 2026 me interpretimin brilant të këngës “Nan”. Kështu, ai do…