Koncert festiv në sheshin “Skënderbej”, Veliaj: E kemi transformuar Tiranën në një qytet europian

Tirana po shndrin nga ngjyrat në vigjilje të Krishtlindjes! Sipas traditës, qytetarët janë mbledhur në shesh, aty ku të gjithë së bashku, nën dritat e pemës, festojnë pranë të dashurve të tyre.


Tirana po shndrin nga ngjyrat në vigjilje të Krishtlindjes! Sipas traditës, qytetarët janë mbledhur në shesh, aty ku të gjithë së bashku, nën dritat e pemës, festojnë pranë të dashurve të tyre.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e çeli mbrëmjen festive të koncertit të fundvitit në sheshin “Skënderbej”, me një urim të veçantë dhe dy lajme të mira për qytetarët.

“Ky shesh është bërë më i bukur se kurrë këtë fundvit dhe më vjen mirë që, e gjithë ajo punë dhe sakrificë për fëmijët e qytetit po shpërblehet çdo ditë e më shumë. Dua t’i uroj dhe gjysheve dhe gjyshërve gëzuar festat. Ata kanë sakrifikuar kaq shumë, është ndoshta brezi më i përvuajtur, që ka kaluar situatat më të vështira të historisë sonë, por edhe ka kontribuuar kaq shumë për vendin. Më vjen mirë që nga data 1 janar të gjithë gjyshërit dhe gjyshet do të kenë mundësi të udhëtojnë falas me autobus, me abonenë e subvencionuar nga Bashkia e Tiranës. Gëzuar edhe prindërve të mrekullueshëm të qytetit tonë, që rrisin këta fëmijë. U uroj shërim të shpejtë kushdo që është sëmurë, po ashtu të gjithë ata që janë të dekurajuar të gjejnë forcë dhe guxim. Ju falenderoj me gjithë zemër për lutjet, për kurajën, edhe për të gjithë bashkëpunimin e shkëlqyer për ta bërë këtë qytet vërtet europian. Nuk dua të harrojmë se nga data 1 janar, Tirana do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut: Do të thotë se do të kemi pafund aktivitete ku mund të vini të këndoni, të kërceni, edhe unë duke qenë se s’jam shumë i mirë te kënga dhe vallet, do rri aty në rresht të parë t’ju duartrokas gjithmonë. Gëzuar festat dhe bekime për të gjithë!” – u shpreh Veliaj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

INSTAT: Papunësia zbret në 8.3% në 3-mujorin e dytë 2026

Sipas INSTAT, papunësia u ul me 0.2 pikë përqindjeje krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2025 dhe me 0.1…

Global 360

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

INSTAT: Papunësia zbret në 8.3% në 3-mujorin e dytë 2026

Sipas INSTAT, papunësia u ul me 0.2 pikë përqindjeje krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2025 dhe me 0.1…