Celibashi: Më 11 janar nis procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot se, para Krishtlindjeve do të ketë një demonstrim të funksionaliteteve të platformës elektronike të regjistrimit të votuesve nga jashtë


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot se, para Krishtlindjeve do të ketë një demonstrim të funksionaliteteve të platformës elektronike të regjistrimit të votuesve nga jashtë, me qëllim që në datën 11 janar kjo platformë të jetë funksionale dhe të fillojë procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë.

Në fjalën e tij në nënkomisionin e Kuvendit për diasporën dhe migracionin, në lidhje me përgatitjen dhe mbarëvajtjen e procesit të votimeve për qytetarët jashtë Shqipërisë, Celibashi tha se, “procesi i përgatitjes së votimit nga jashtë ka shkuar në përputhje me të gjithë parashikimet e Kodit Zgjedhor, përfshi këtu edhe në kuptim të afateve që ky kod ka përcaktuar për aspekte të ndryshme të karakterit normativ apo organizativ të votimit nga jashtë”.

“Tashmë Komisioni Rregullator pranë KQZ ka miratuar thuajse të gjitha aktet kryesore normuese me qëllim realizmin e votimit nga jashtë”, tha Celibashi.

“Kemi miratuar aktin që ka të bëjë me rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë, pra për përgatitjen e listës së zgjedhësve. Kemi miratuar aktin që ka të bëjë me miratimin e listës së dokumentacionit që kërkohet për të vërtetuar adresën e votuesit nga jashtë me qëllim regjistrimin në listën e zgjedhësve. Kemi miratuar rregullat për procedurën e votimit nga jashtë. Kemi miratuar vendimin që ka të bëjë me parimet dhe karakteristikat e përgjithshme teknike të funksionit, administrimit të mbikëqyrjes dhe auditimit të platformës elektronike të regjistrimit të votuesve nga jashtë”, u shpreh Celibashi.

Gjithashtu shtoi ai, “është miratuar udhëzimi i i ri i përbashkët ndërmjet Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe ministrit të Brendshëm që ka të bëjë me shkëmbimin e informacionit dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve për votuesit nga jashtë”.

“Kemi filluar procesin dhe jemi drejt finalizimit të ndërtimit të platformës elektronike të regjistrimit apo PER-i, sikurse ka akronimin kjo platformë”, tha ai.

“Besoj që para Krishtlindjeve do të kemi një demonstrim të funksionaliteteve të këtij sistemi me qëllim që në datën 11 janar kjo platformë të jetë funksionale dhe ashtu sikurse e ka parashikuar Kodi Zgjedhor të fillojë procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë”, u shpreh Celibashi.

“Kemi përgatitur gjithë çfarë duhet në kuadër të informimit dhe të ndërgjegjësimit të votuesve nga jashtë. Kemi përgatitur një program të posaçëm të dedikuar, të edukimit, informimit dhe ndërgjegjësimit të votuesve nga jashtë. Jemi duke punuar për aspekte të tjera të karakterit organizativ dhe logjistik të zhvillimit të këtij procesi. Po punojmë mbi dokumentacionin që do të duhet për këtë proces e të tjerë elementë”, tha ai.

Komisioneri theksoi se, “Komisioni Rregullator është në procesin e shqyrtimit të aktit të fundit rregullator, i cili ka të bëjë me procedurat e vlerësimit të fletëve të votimit dhe të kryerjes së procesit të numërimit në KQZ dhe besoj që brenda kësaj jave Komisioni Rregullator do të miratojë edhe këtë akt të fundit. Në fakt duhet të jetë i parafundit, pasi formalisht do të duhet të marrë vendimin për realizmin për herë të parë të votimit nga jashtë. Vendim i cili vjen pasi vlerësohet që janë marrë të gjitha masat e karakterit organizativ, logjistik, njerëzor për zhvillimin e këtij procesi dhe besoj para fundit të këtij viti do të merret edhe ky vendim nga ana e Komisionit Rregullator”.

“Gjithë procesi i përgatitjes së votimit nga jashtë i është nënshtruar një konsultimi të gjerë me partitë politike, me organizatat e shoqërisë civile dhe me këdo aktorë tjetër të interesuar për këtë proces”, tha Celibashi.

Celibashi theksoi se, “deri në momentin që ne flasim nuk janë evidentuar probleme dhe duket sikur gjërat janë duke ecur ashtu sikur është parashikuar në ligj”.

Burimi ATSH

Spiropali takon Thaçin në Hagë: Procesi të sjellë drejtësi historike, jo padrejtësi

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali takon Thaçin në Hagë: Procesi të sjellë drejtësi historike, jo padrejtësi

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në…