Dumani: 150 milionë euro të sekuestruara nga SPAK, goditi thellë kulturën e pandëshkueshmërisë

SPAK ka goditur organizata kriminale që më parë as mendohej të prekeshin.


Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Altin Dumani tha sot se SPAK deri tani ka sekuestruar 150 milionë euro pasuri të vëna nëpërmjet korrupsionit dhe krimit.

Në një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar, Dumani tha se “tre janë përparësitë e SPAK-ut: lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizimit. Momentalisht jemi fokusuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. SPAK deri tani ka dëshmuar se është në gjendje të ushtrojë ndjekjen penale ndaj çdo subjekti, pavarësisht pozitës së tij. Sado iu lartë që ketë qenë apo është ai. Ne këtë po e bëjmë me prova dita- ditës”.

“Kemi ushtruar hetime në disa nivele të larta, të mesëm, si dhe funksionarë të ndryshëm në nivel lokal dhe qendror. Lidhur me krimin e organizuar, që më parë as mendoheshin se do hetoheshin, kemi një bilanc ku janë sekuestruar 150 milionë euro asete, një shumë kjo e madhe. SPAK-u ka goditur thellë kulturën e pandëshkueshmërisë”, tha Dumani.

Duke folur për punën e SPAK, Dumani u shpreh se “në dhjetor SPAK bën 5 vjet. Ne kemi filluar në 19 dhjetor 2019, kemi qenë vetëm 18 prokurorë, nuk kishim staf administrativ, nuk kishim madje as godinë, nuk bëhej fjalë të kishim mjete për t’i përdorur për hetimin. Nga ana tjetër kishim një fluks shumë të madh procedimesh penale. Trashëguam nga prokuroria e Krimeve të Rënda një numër relativisht të madh dosjesh. Prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm shpallën moskompetencën dhe dërguan shumë dosje në Prokurorinë e Posaçme. Kemi kaluar shumë vështirësi, situata është ndryshe sot”.

Dumani tha se “SPAK ka ushtruar ndjekjen penale për funksionarë shumë të lartë, të nivelit të mesëm, të nivelit të ulët, ish-gjyqtarë, ish-prokurorë, për kryetarë bashkish, ish-kryetarë bashkish, anëtarë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, funksionarë shumë të lartë policie”.

Gjithashtu, tha Dumani, SPAK ka goditur organizata kriminale që më parë as mendohej të prekeshin.

“Sa i takon krimit të organizuar ka treguar në këto vite se në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë të ushtrojë ndjekjen penale ndaj grupeve të strukturuara kriminale dhe organizatave kriminale që më parë as që mendohej të prekeshin por sot është realitet”, tha Dumani.

Burimi: ATSH

Lexo më shumë nga

Ferma në Gradisht zgjeron kapacitetet me mbështetjen e Skemës Kombëtare të Investimeve

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, vizitoi sot fermën blegtorale të Rodolf Velos në Gradisht, e ngritur në…

Global 360

Kurti nuk i siguron votat për formimin e Qeverisë së re

Albin Kurti, kryeministër në detyrë dhe mandatar për të formuar Qeverinë e re, nuk i ka siguruar 61 votat e…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Ferma në Gradisht zgjeron kapacitetet me mbështetjen e Skemës Kombëtare të Investimeve

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, vizitoi sot fermën blegtorale të Rodolf Velos në Gradisht, e ngritur në…