Transmetohen në Rusi programet cilësore të CMG

Të premten nisi në Moskë aktiviteti për transmetimin në Rusi të programeve të Grupit Mediatik të Kinës – CMG.


Të premten nisi në Moskë aktiviteti për transmetimin në Rusi të programeve të Grupit Mediatik të Kinës – CMG.

11 programe cilësore të CMG-së do të transmetohen me radhë në mediat ruse.

Drejtori i CMG-së Shen Haixiong, Drejtori i gazetës ruse Pavel Negoica dhe Ambasadori i Kinës në Rusi Zhang Hanhui mbajtën përkatësisht videofjalime në ceremoninë e nisjes së aktivitetit.

Në fjalimin e tij, Drejtori i CMG Shen Haixiong u shpreh se ky vit shënon 75-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Rusisë si edhe Vitin e Kulturës Kinë-Rusi.

Shkëmbimet dhe bashkëpunimi midis mediave të të dy vendeve janë shtuar vazhdimisht. Ai shprehu bindjen se programet e përzgjedhura cilësore të CMG-së do t’i ndihmojnë shikuesit rusë të njohin gjallërinë e Kinës së sotme dhe magjinë e kulturës kineze duke nxitur miqësinë midis dy popujve.

Drejtori i gazetës ruse Pavel Negoica u shpreh se shkëmbimet njerëzore janë pjesë e rëndësishme përbërëse e marrëdhënieve Rusi-Kinë. Ato janë bërë një urë për nxitjen e ndërlidhjes së popujve të dy vendeve. Ai shprehu shpresën se gazeta ruse dhe CMG do të organizojnë më shumë aktivitete kulturore për të zgjeruar bashkëpunimin humanitar dypalësh duke nxitur zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Nga ana e tij, ambasadori kinez në Rusi Zhang Hanhui shprehu bindjen se këto programe cilësore do t’i ndihmojnë njerëzit të njohin një Kinë të besueshme duke forcuar mirëkuptimin dhe miqësinë midis popujve të Kinës dhe Rusisë.

Që nga e premtja, 11 dokumentarë dhe filma të CMG-së duke përfshirë “Takime me Xi Jinpingun”, “Drejt lulëzimit”, “Historia ime e Kinës” etj. do të transmetohen në mediat ruse si gazeta ruse, televizioni aziatik i Rusisë etj. Aktivititeti i transmetimit do të zgjasë deri më 24 tetor.]

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Kastriot Xherrai, një jetë e ndërtuar me duar, mëndje dhe besim

Kastrioti është nga ata njerëz që nuk flasin për veten, por flet puna për ta.

Global 360

Osmani për Krishtlindje në Janjevë: Kosova është më e fortë falë solidaritetit

Në festat e fundvitit, kur vlerat njerëzore marrin kuptim më të thellë dhe shtëpitë mbushen me ngrohtësi, presidentja Vjosa Osmani…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Kastriot Xherrai, një jetë e ndërtuar me duar, mëndje dhe besim

Kastrioti është nga ata njerëz që nuk flasin për veten, por flet puna për ta.