Hanotier: Mësimi nga e kaluara i fuqizon qytetarët të ndërtojnë një shoqëri më të fortë e demokratike

Zyra e Delegacionit të BE-së në Tiranë mori pjesë në takimin “Nga e kaluara në kujtim: Kufijtë e diktaturës 1944-1991”.


Angazhimi i Bashkimit Europian për të mbështetur Shqipërinë në përballjen me të kaluarën është çelësi i misionit të Delegacionit të BE-së në Tiranë për të nxitur një shoqëri të fortë dhe demokratike.

Zyra e Delegacionit të BE-së në Tiranë, njoftoi se përfaqësues të BE-së këtë javë ishin në Pogradec, ku morën pjesë në takimin “Nga e kaluara në kujtim: Kufijtë e diktaturës 1944-1991”.

Kjo ngjarje shërben si një kujtesë e pasojave tragjike të politikave kufitare të Shqipërisë gjatë epokës komuniste, duke theksuar nevojën për të ruajtur kujtimin e atyre që vuajtën. Përfaqësuesja e BE-së Frédérique Hanotier, në përshëndetjen e mbjatur me këtë rast, tha se, “mësimi nga e kaluara i fuqizon qytetarët për të ndërtuar një shoqëri më të fortë e demokratike”.

“Kjo është një çështje komplekse dhe BE-ja vazhdon të mbështesë Shqipërinë në përballjen me të kaluarën e saj dhe rritjen e kohezionit social në kontekstin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian,” tha Hanotier.

Lexo më shumë nga

Rama: Dialogu dhe ballafaqimi demokratik rruga e vetme, jo nxitja e dhunës

Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e dialogut dhe të ballafaqimit demokratik të ideve për zgjidhjen e problematikave, duke sjellë në…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Dialogu dhe ballafaqimi demokratik rruga e vetme, jo nxitja e dhunës

Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e dialogut dhe të ballafaqimit demokratik të ideve për zgjidhjen e problematikave, duke sjellë në…