Rama: Emigrantët po kthehen për të investuar në agroturizëm

Kryeministri Edi Rama sjell në vëmendje perspektivën që ka krijuar zhvillimi i turizmit edhe për rikthimin e emigrantëve në vendlindje për të investuar në agroturizëm.


Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje perspektivën që ka krijuar zhvillimi i turizmit edhe për rikthimin e emigrantëve në vendlindje për të investuar në agroturizëm.

“Ka një realitet shumë interesant dhe shumë frymëzues në Theth. Në atë zonë aq të largët, mosha mesatare e një tubimi jo karakteristike për atë lloj zonash ishte padiskutim nën 30 vjeç. Shumë të rinj ishin prezent. Çfarë ishin këta të rinj? Pjesa dërrmuese e tyre ishin të rinj të kthyer nga jashtë. Pse? Për të marrë atë që mundeshin nga përfshirja në atë sektor mikpritje që është hapur atje që është i suksesshëm dhe cilido prej tyre ta tregon me thjeshtësinë e fakteve, cilido prej tyre”, tha Rama, në një takim mbi arsimin profesional.

“Njëri prej tyre ishte këtu, ishte kthyer, motrën e vëllain e ka akoma jashtë edhe tha i ndihmoj unë nga këtu sepse nuk iu del. Edhe i them, “po kthehuni, se unë u ktheva dhe ju e shihni që kam më shumë për vete, por po iu ndihmoj edhe juve nga Thethi. Kthehuni edhe ju”. Besoje ose jo tha: Thonë na vjen zor, se iu duket sikur po pranojnë që nuk ia dolëm atje. Në fakt ata atje ia kanë dalë”, shtoi ai.

Kryeministri theksoi se njerëz që kthehen, e kanë kuptuar që nëse ke një mundësi të zhvillosh një pronë, le të jetë ku të dojë, sepse kudo Shqipëria është e mahnitshme.

“Turizmi dhe agroturizmi prandaj quhen fuqi eksportuese, quhet eksport turizmi, hyn tek eksportet sepse faktikisht e sjell paranë nga jashtë deri në majë të malit. Ti mund të kesh një pronë edhe një tokë në një pikë X të Shqipërisë, që ti prodhon sa të duash. Nuk ia del dot, nuk ia del dot se është kosto shumë e lartë. Të duhet të dalësh poshtë, rruga mund të ketë gjatësi të madhe, mund të ketë problemet e veta, të gjesh tregun etj. Ti nuk ia del dot me një sasi të vogël, por ama me po atë pikë ti mund të fitosh duke i sjell ata tek ti dhe ata që vijnë për atë lloj turizmi edhe rrugën e duan ashtu siç e ke. Kjo është shumë e qartë”, tha ai.

Ndaj, theksoi kryeministri duhet të afrojmë sa më shumë investimet që ju bëni që janë gjithmonë e më të mira me cilësinë e burimeve njerëzore që ju keni në dispozicion.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Hoxha: 3,9 miliardë lekë për diplomacinë në 2027, vijon mbështetja arsimore dhe kulturore për diasporën

Buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vitin 2027 parashikohet në 3,9 miliardë lekë, rreth 40 milionë…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: 3,9 miliardë lekë për diplomacinë në 2027, vijon mbështetja arsimore dhe kulturore për diasporën

Buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vitin 2027 parashikohet në 3,9 miliardë lekë, rreth 40 milionë…