Sezoni turistik, Rama: Në Vlorë e Sarandë rritje absurde çmimesh

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, rritja absurde e çmimeve të hoteleve dhe restoranteve, strategjikisht vetëvrasje.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, rritja absurde e çmimeve të hoteleve dhe restoranteve, strategjikisht vetëvrasje.

Në fjalën e tij gjatë një takimi me kryetarët e bashkive për përshpejtimin dhe monitorimin e procesit të legalizimit, si prioritet i qeverisjes qendrore dhe asaj lokale, Rama u shpreh se, “qeveria de bashkitë nuk vendosin çmimet kjo është shumë e qartë. Ky është sistemi që kemi zgjedhur dhe nuk vendosin dot çmimet as të hoteleve, as të restoranteve dhe as nuk i kontrollojnë dot apo nuk i imponojnë dot.

Rama u shpreh se, “në Vlorë dhe në Sarandë ku janë edhe dy pikat e një rritjeje absurde të çmimeve, është shumë e rëndësishme të flitet me operatorët e hoteleve dhe t’iu thuhet që kjo është, jo vetëm e padrejtë, se mbase në kushtet e kapitalizmit fjalën e padrejtë ata që duan të fitojnë nuk e perceptojnë, por kjo është strategjikisht vetëvrasje për ata vetë. Duhet të komunikohet dhe të flitet që rritja e palogjiksheme çmimeve vjen me një kosto shumë të lartë vitin tjetër”.

“Ideja që meqë na thanë vjet që Shqipëria është shumë e lirë ne po ia hedhim në erë të gjitha tavanet e arsyes së çmimeve është një ide komplet e çmendur”, u shpreh Rama.

“Ndërkohë shikoni Durrësin, shikoni Shëngjinin, shikoni Velipojën, stabël”, theksoi Rama.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama udhëton drejt SHBA-së, do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së

Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt SHBA më 20 shtator.

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama udhëton drejt SHBA-së, do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së

Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt SHBA më 20 shtator.