Veliaj pret kryebashkiakun e Portos: Turistët portugezë, tregues të miqësisë mes dy vendeve

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në takim homologun e tij, kryebashkiakun e Portos, Rui Moreira.


Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në takim homologun e tij, kryebashkiakun e Portos, Rui Moreira.

Duke e cilësuar mik të madh të Tiranës dhe Shqipërisë, Veliaj i dhuroi Moreira-s Kullën e Sahatit të Tiranës.

Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit për një skuadër të përbashkët mes dy bashkive.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që, një mik shumë i madh i Tiranës dhe i Shqipërisë, Rui Moreira, kryetari më model sot në Europë për transformimin që i ka bërë qytetit të Portos, është këtu me ne. Çfarë koinçidence e bukur sepse sot luan edhe Portugalia, kështu që do të shohim së bashku në shesh edhe Ronaldon, edhe Portugalinë. Por, mbi të gjitha duam të ndërtojmë skuadra, që janë përtej një kampionati mujor, pra dy skuadra mes bashkive tona. Tirana do të jetë vitin që vjen Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, ndaj edhe shpresa jonë e madhe është që nga ky bashkëpunim i nisur me qytetin e Portos, të mësojmë më shumë për turizmin, menaxhimin e qëndrueshëm të qyteteve për transportin publik, për injektimin e artit dhe kulturës, si mënyra për të incentivuar ekonominë. Shpresoj shumë që me bashkëpunimin që do të kemi për nismën e dialogut mesdhetar dhe Tiranës si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës, ne të bëjmë disa lidhje mes qyteteve europiane të Mesdheut të Veriut me qytetit e Mesdheut të Jugut”, tha Veliaj.

Ai tha se një pjesë e madhe e turistëve që vizitojnë Tiranën janë nga Portugalia, duke e cilësuar këtë një tregues të miqësisë mes dy shteteve.

“Sot jemi vërtet shumë entuziastë që, me këtë bum turistik që ka pasur Tirana, një pjesë e turistëve vijnë nga Portugalia, ndoshta prej faktit se ata i kanë parë të gjitha, jetojnë në një vend të bekuar dhe duan të eksplorojnë edhe këtë anë të Mesdheut, dikur i ndaluar dhe hermetik për turistët. Jam vërtet i lumtur kur dëgjoj portugalisht në rrugët e Tiranës. Shpresoj shumë që edhe nga miqësia e vendeve tona, këto numra do vazhdojnë të rriten. Vende që bëjnë ekonomi bashkë, që bëjnë tregti bashkë, që luajnë sport bashkë që shkëmbejnë turistët, janë vende që gjithmonë jetojnë në paqe”, shtoi Veliaj.

Nga ana e tij, kryebashkiaku i Portos, Rui Moreira vlerësoi punën e bërë në Tiranë, duke e cilësuar atë një qytet modern, që ofron shërbime që nuk janë të zakonta as në qytetet e mëdha europiane.

“Për mua është kënaqësi e madhe të jem në Tiranë. Ne njihemi prej disa kohësh dhe e kam ndjekur suksesin e Shqipërisë dhe të Tiranës. Të gjithë e ndjekin punën tuaj sepse ju keni arritur ta modernizoni vendin tuaj, qytetin tuaj. Kur shoh taksitë elektrike, më besoni, nuk është diçka e zakontë në Europë. Qytetet e mëdha nuk i kanë ato. Kur shoh infrastrukturën tuaj, por sidomos kur shoh vinçat… kur shkon në një qytet tjetër dhe shikon vinça, ndonjëherë njerëzit mërziten, por ato tregojnë se qyteti po ndryshon”, theksoi Moreira.

Sigurisht, shtoi ai, kemi shumë gjëra për të cilat mund të bashkëpunojmë.

“Ne jemi vende që tradicionalisht rrethohemi nga fqinj të mëdhenj. Ju keni fqinj të mëdhenj, ne kemi fqinj të mëdhenj. Kjo do të thotë se gjithmonë kemi luftuar për të arritur suksesin. Kjo është historia e Shqipërisë, por është gjithashtu edhe historia e Portugalisë. Një gjë tjetër ku do të doja të ndalesha është fakti se vitin tjetër ju do të jeni Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. Na motivon ne për t’ju promovuar, edhe me ndihmën e qyteteve të tjera. Përgëzime për gjithçka keni bërë në qytet”, tha Moreira.

Spektakël dritash mbi lagjen “Mangalem” në Berat

Në qytetin e një mbi një dritareve në datat 24 dhe 25 dhjetor do të rikthehet “Hijet e Mangalemit” (Mangalem’s…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spektakël dritash mbi lagjen “Mangalem” në Berat

Në qytetin e një mbi një dritareve në datat 24 dhe 25 dhjetor do të rikthehet “Hijet e Mangalemit” (Mangalem’s…