OSBE dhe KQZ tryezë për rritjen e rolit të organeve ligjzbatuese kundër shitblerjes së votës

Në funksion të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025 në Shqipëri, Prezenca e OSBE-së dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) organizuan një tryezë teknike


Në funksion të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025 në Shqipëri, Prezenca e OSBE-së dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) organizuan, më 6 qershor 2024 një tryezë teknike për rritjen e rolit të organeve ligjzbatuese kundër shitblerjes së votës dhe shkeljeve të tjera zgjedhore.

Tryeza shërbeu si një platformë për përfaqësuesit dhe ekspertët e agjencive e zbatimit të ligjit, institucioneve të tjera shtetërore dhe publike, shoqërisë civile, medias dhe organizatave ndërkombëtare për të diskutuar rreth përmirësimeve të mundshme të procedurave të hetimit dhe zbatimin e tyre në kohë, duke nxitur raportimin e qytetarëve dhe rritjen e bashkërendimit ndërmjet organet ligjzbatuese dhe institucionet përkatëse.

“Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të 2025-s, tani është koha e duhur për të marrë në konsideratë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe adresuar këto çështje, për të rritur performancën e institucioneve shtetërore në trajtimin e shitblerjes së votës dhe shkeljeve të tjera zgjedhore”, tha ambasadori Michel Tarran, kryetar i Prezencës së OSBE-së, në hapje të takimit.

“Prezenca mirëpret çdo nismë që i jep përparësi luftës kundër krimeve zgjedhore, përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje sipas nevojës”, shtoi ai.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha: “Jemi në momentin që të kuptojmë se si mund t’i përmirësojmë çështjet e integritetit zgjedhor, duke adresuar problematikat që e cenojnë këtë integritet në mënyrën më të mirë të mundshme. KQZ-ja ka rolin e vet, por ka shumë për t’u bërë dhe nga institucionet e tjera.”

Diskutimet në tryezë u përqendruan te gjetjet e raporteve të vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it dhe rekomandimet e tyre për rritjen e integritetit dhe drejtësisë në zgjedhjet e ardhshme. Pjesëmarrësit analizuan efektivitetin e praktikave në trajtimin e shkeljeve zgjedhore në dy zgjedhjet e fundit, pas ndryshimeve ligjore të miratuara me konsensus të vitit 2020, duke identifikuar masat e suksesshme dhe fushat për përmirësim. Ata theksuan, gjithashtu, domosdoshmërinë e dialogut dhe të bashkëpunimit të vazhdueshëm midis të gjithë aktorëve për të siguruar një proces zgjedhor transparent dhe të besueshëm, si edhe rëndësinë e rritjes së ndërgjegjësimit të publikut për pasojat e shitblerjes së votës dhe shkeljeve të tjera zgjedhore.

Tryeza përfundoi duke vënë në dukje arritjet dhe sfidat në lidhje me përpjekjet institucionale për të adresuar shkeljet zgjedhore, të cilat kërkojnë zbatimin në kohë të rekomandimeve të diskutuara dhe punën e përbashkët drejt një sistemi zgjedhor më transparent dhe të drejtë në Shqipëri.

Rama: Njësitë e mëdha administrative, mundësi për akses në fondet e BE-së

Kryeministri Edi Rama, ishte sot në Korçë, ku mori pjesë në takimin për konsultimet publike në lidhje me Reformën e…

Global 360

Haxhiu: Respekti për drejtësinë nuk nënkupton heshtje përballë përpjekjeve për ta shtrembëruar historinë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Njësitë e mëdha administrative, mundësi për akses në fondet e BE-së

Kryeministri Edi Rama, ishte sot në Korçë, ku mori pjesë në takimin për konsultimet publike në lidhje me Reformën e…