Rama me shqiptarët e Italisë: Ju, përbashkuesit kryesorë të dy brigjeve të Adriatikut

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se shqiptarët e Italisë janë përbashkuesit kryesorë të dy brigjeve të Adriatikut në një hapësirë të vetme marrëdhëniesh të gjithëanshme.


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se shqiptarët e Italisë janë përbashkuesit kryesorë të dy brigjeve të Adriatikut në një hapësirë të vetme marrëdhëniesh të gjithëanshme.

Në takimin me shqiptarët e Italisë të organizuar në Milano në kuadër të turit me diasporën, Rama u shpreh thellësisht i prekur nga mikpritja e shqiptarëve.

“Dua që ta dini më ka emocionuar tej masa vala e nxehtë e përshëndetjeve dhe ftesave të shumë shqiptarëve që më kanë shkruar menjëherë sapo mbaroi takimi në Athinë për t’i vizituar në të katër anët e Italisë. Mirënjohje pa fund për dëshirën e madhe për të më takuar. Një përqafim të gjithëve kudo ku janë nga kjo arenë e mrekullueshme ku flamujt kuqezi dhe tringjyrëshi italian dëshmojnë lidhjen e përjetshme mes dy popujsh që në dhjetëra shekuj i ka bashkuar një det i tërë historie në këtë pellg të Mesdheut”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se shqiptarët e Italisë janë shëmbëlltyra më rrezatuese e pararojave shqiptare të ribashkimit me Europën.

“Ju, jo politika, jo medie, as biznesi. Ju jeni përbashkuesit më kryesorë të dy brigjeve të Adriatikut në një hapësirë të vetme marrëdhëniesh të gjithanshme. Ju jeni fuqia më e madhe e rikthimit të Arbërisë së vjetër dhe Shqipërisë së re në shtratin natyral të Shqipërisë europiane”, tha Rama.

“Ju jeni krenaria shqiptare e mishëruar në suksesin frymëzues për misionin tonë kombëtar të bashkimit përfundimtar me Europën demokratike. Sot kjo duket gjëja më e natyrshme në botë por dje kjo dukej gjëja më e pamundur”, shtoi kryeministri.

Duke folur për eksodin e madh të viteve ’90 drejt Italisë, Rama u shpreh se “ju u bëtë bartësit e fillesës tronditëse të këtij misioni historik mbi anijet e ndryshkura të Shqipërisë komuniste”, tha Rama.

Kryeministri kujtoi po ashtu se si në vitete ’90 “shqiptari ndihej si person në kërkim në Itali për fajin e vetëm që ishte shqiptar”.

“Të gjithë ata që e kanë shkelur Italinë në vitet ’90 e kujtojnë këtë zile alarmi. ‘Ishte një shqiptar’ ishte avazi që shponte veshin kur dëgjohej, qëronte syrin kur lexohej dhe ulte kokën e shqiptarëve në çdo mjedis ku shqiptari duhet jo thjesht ta fshihte, por mundësisht ta harronte fare të qenit shqiptar për t’u pranuar si njeri i zakonshëm”, u shpreh Rama.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama udhëton drejt SHBA-së, do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së

Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt SHBA më 20 shtator.

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama udhëton drejt SHBA-së, do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së

Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt SHBA më 20 shtator.