Rama: Ka ardhur koha që rajoni të bëhet pjesë e portofolit digjital evropian

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “ka ardhur koha që rajoni të bëhet pjesë e portofolit digjital europian”.


Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “ka ardhur koha që rajoni të bëhet pjesë e portofolit digjital europian”.

Në fjalën e mbajtur në Samitin Rajonal të Ballkanit Perëndimor me BE për ecurinë pozitive të Planit të Ri të Rritjes ekonomike dhe hapat në vijim për zbatimin e tij që po zhvillohet në Kotorr, Mali i Zi, Rama falënderoi komisionerin Varhelyi dhe Komisionin “që ka punuar kaq ngushtë me ne dhe që na ka ofruar një platformë dialogu të mirëfilltë miqësor, një proces, ku si zakonisht kemi dëgjuar, por si pak herë, në mënyrë të pazakontë, edhe Komisioni ka dëgjuar. Është një shembull i pazakontë që tregon se cili mund të jetë rezultati kur të dy palët flasin me njëri-tjetrin dhe e dëgjojnë njëri-tjetrin”.

“Përparimi që kemi shënuar të gjithë ne më vete dhe së bashku gjatë dy muajve e gjysmë të fundit, qysh prej takimit tonë për nisjen e këtij procesi në Shkup, flet vetë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “kemi përgatitur planet individuale të reformave, kemi identifikuar nismat kyçe të cilat do të na sjellin gradualisht më pranë tregut të përbashkët, dhe më në fund, kemi nisur përgatitjen e tregut të përbashkët rajonal. Jemi gati për ta nisur”.

Më tej Rama theksoi se “dua të cek një sërë pikash. Së pari, na duhet të punojmë mbi mundësinë e planit të rritjes për të përgatitur vetveten në tregun e përbashkët, që është shtylla e planit. Ka ardhur koha që rajoni të bëhet pjesë e portofolit digjital europian”.

“Individualisht ne e kemi përfshirë në planin tonë të reformave dhe synojmë të jemi gati në 2027. Presim që Komisioni të finalizojë udhërrëfyesin që të kemi një shteg të qartë përcaktuar përpara bazuar mbi praktikat evropiane. Në fushën e shëndetësisë sa i takon integrimit të rajonit në aleancën kritike mjekësore do të sugjeroja që të lëviznim me siguri drejt unionit të shëndetësisë në Evropë. Pandemia tregoi sa jetike është një gjë e tillë dhe po kështu sa i kufizuar është bashkëpunimi në sektorin e shëndetësisë”, theksoi Rama.

Rama përgëzoi punën e komitetit të transportit dhe CEFTA-s në përgatitjen e udhërrëfyesit dhe lehtësimin e tregtisë dhe transportit mes Ballkanit Perëndimor dhe shteteve kufitare të BE-së.

“Ka vetëm 10 pika kufitare, ku kalon mbi 80% e tregtisë së qarkullimit të ngarkesave me Bashkimin Evropian. Modernizimi i këtyre pikave do të jetë në përfitim jo vetëm të rajonit, por edhe të BE-së, duke qenë se është partneri kryesor tregtar i rajonit. Ky udhërrëfyes do të ofrojë bazën për zbatimin e projektit 2.0 të lehtësimit të transportit për rajonin duke i bërë korsitë e gjelbra me shtetet anëtare të BE-së një realitet”, tha Rama.

Lexo më shumë nga

“Barazia Gjinore”, Rama: Ndjesë për deklaratat fyese të Berishës, ligji në përputhje me parimet e BE-së

Kryeministri Edi Rama i kërkoi sot ndjesë Komisioneres Marta Kos për deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha ndaj…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

“Barazia Gjinore”, Rama: Ndjesë për deklaratat fyese të Berishës, ligji në përputhje me parimet e BE-së

Kryeministri Edi Rama i kërkoi sot ndjesë Komisioneres Marta Kos për deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha ndaj…