Giovanna Nanci, fituesja e çmimit të Përkthimit “FjalaFest 2024”

Përkthyesja u vlerësua për punën e saj duke sjellë nga shqipja në italisht librin “Diktatori në kryq” të shkrimtares Mira Meksi.


Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit njoftoi se fituesja e Çmimit të Përkthimit “FjalaFest 2024”, është përkthyesja Giovanna Nanci. Përkthyesja u vlerësua për punën e saj duke sjellë nga shqipja në italisht librin “Diktatori në kryq” të shkrimtares Mira Meksi.

Juria e çmimit “FjalaFest 2024”, e cila shpalli fituesen përbëhet nga: presidenti prof. Mateo Mandalá (Matteo Mandalà), prof. Xhuzepina Túrano (Giuseppina Turano) dhe dr. Karlo Pelikano (Carlo Pellicano). Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit bëri të ditur se ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet më 19 maj, në kontekstin e FjalaFest.

“Diktatori në kryq” doli në dritë në vitin 2019. Mira Meksi ka ndërtuar prototipin e diktatorit të Luftës së Ftohtë dhe vetminë e tmerrshme të pushtetit absolut. Satira, ironia e thellë, thrilleri, suspensi policesk dhe rrëfimi magjik kanë mbrujtur lëndën e këtij romani me dramacitet të lartë.

Gonxhja thirrje prindërve: Flisni me fëmijët tuaj, të mitur e adoleshentë, po dëmtojnë pasuri publike

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja iu ka bërë thirrje sot prindërve që të flasin me fëmijët e…

Global 360

Meloni: Shqipëria dhe Mali i Zi përparësia afatshkurtër e zgjerimit të BE-së

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, fjalim para Senatit, përpara mbajtjes së Këshillit Evropian.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja thirrje prindërve: Flisni me fëmijët tuaj, të mitur e adoleshentë, po dëmtojnë pasuri publike

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja iu ka bërë thirrje sot prindërve që të flasin me fëmijët e…