Rama në Vorë, dymijë banorë përfitojnë falas apartamente të reja

Apartamentet e reja janë falas për çdo familje që iu shkatërrua shtëpia dhe mbi të gjitha janë më të mira, më të forta e më të bukura se ato që humbën.


404 apartamente të reja janë gati të hapin dyert në qendër të Vorës, për banorët të cilët u prekën nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit. Apartamentet e reja janë falas për çdo familje që iu shkatërrua shtëpia dhe mbi të gjitha janë më të mira, më të forta e më të bukura se ato që humbën.

Për të parë cilësinë e blloqeve të reja të banimit, Kryeministri Rama i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe nga kryebashkiaku i Vorës, Blerim Shera, inspektuan në qendër të Vorës apartamentet të cilat qytetarët do të marrin në dorëzim shumë shpejt.

“Janë shpërndarë momentalisht 130 apartamente, pjesa tjetër, sapo t’i marrim në dorëzim dhe gradualisht do hedhim shortin për 404 apartamentet. Janë të gjitha me short, me procesverbal”, – u shpreh kryebashkiaku Shera.

Godinat e reja të banimit janë të shoqëruar dhe me parkim nëntokësor, rreth 300 vende parkimi në total. “Janë 30 objekte dhe kemi dhe 101 njësi që janë në Marikaj, pra në total 506 apartamente”, tha zëvendëskryeministrja Balluku.

Kryeministri teksa u takoi banorët e të këtyre godinave, u ndal dhe në disa nga apartamentet ku vlerësoi cilësinë e punimeve.

“Se çfarë nuk ju kanë thënë e çfarë nuk keni dëgjuar, por ajo që është e rëndësishme të thuhet sot është se këto janë shtëpitë tuaja dhe ju nuk keni asnjë detyrim. Asnjë kokërr leku, asnjë kredi, asnjë borxh, asnjë gjë. I keni pronën tuaj, ta gëzoni dhe bëni si të doni, vetëm mirëmbajeni, jo shtëpinë brenda, por gjithë këtë ambient mirëmbajeni për të mirën e të gjithëve e për fëmijët. Kjo është e vetmja gjë që keni ju detyrë. I pashë shtëpitë dhe janë si të jesh në mes të Tiranës, por atje kushtojnë shumë, kurse këtu janë falas!“, theksoi Kryeministri Rama.

Apartamentet në Vorë janë të ndara në 7 blloqe banimi dhe si në çdo zonë të prekur nga tërmeti, tipologjitë e tyre janë 1+1, 2+1 dhe 3+1. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Politikë fiskale më sociale, do monitorojmë uljen e çmimeve për konsumatorët

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se paketa e re fiskale parashikon një sërë lehtësirash për…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Politikë fiskale më sociale, do monitorojmë uljen e çmimeve për konsumatorët

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se paketa e re fiskale parashikon një sërë lehtësirash për…