Banka Botërore për Shqipërinë: Rritja ekonomike në 2024-ën 3.3 %

Banka Botërore prezantoi sot raportin e rregullt ekonomik per vendet e Ballkanit Perëndimor.


Banka Botërore vlerëson se në vitin 2024, rritja ekonomike në Shqipëri pritet të mbetet e fortë në 3.3 %, në kontekstin e kushteve të shtrënguara financiare në tregjet ndërkombëtare dhe rritjes së kufizuar ekonomike në Evropë.

Banka Botërore prezantoi sot raportin e rregullt ekonomik per vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas raportit të Bankës Botërore, zgjerimi i aktiviteteve të turizmit dhe ndërtimit pritet të nxisin rritjen e eksporteve, konsumit dhe investimeve me ritme të ngjashme me nivelet para pandemisë.

“Norma e inflacionit parashikohet të fillojë të kthehet në objektivin prej 3 % në fillim të vitit 2025. Megjithëse po tregon shenja moderimi, treguesi i ndjesisë ekonomike mbetet pozitiv. Bilanci primar i Shqipërisë parashikohet të arrijë në 0.2 % të PBB-së në vitin 2024 dhe të qëndrojë në nivele të ngjashme pozitive në përputhshmëri me rregullin fiskal. Konsolidimi fiskal pritet të arrihet si nga ana e të ardhurave ashtu edhe nga ana e shpenzimeve”, thuhet në raport.

Për sa i përket të ardhurave, në raport theksohet se qeveria planifikon të vazhdojë përmirësimin e administrimit tatimor, të parashikuar në Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave.

“Borxhi publik pritet të bjerë më tej në 58.2 % të PBB-së në vitin 2024, dhe të vijojë rënien edhe në periudhë afatmesme, si rezultat i rritjes më të lartë në terma nominalë dhe arritjes së një bilanci primar pozitiv. Duke pasur parasysh varësinë në rritje të Shqipërisë nga financimi i jashtëm, rreziqet që lidhen me kursin e këmbimit, normën e interesit dhe rifinancimin mbeten të larta”, citohet raporti.

Rritjet e mëtejshme të çmimeve të ushqimeve dhe energjisë, sipas raportit, përbëjnë një rrezik të rëndësishëm për rritjen ekonomike, pasi ato mund të ndikojnë negativisht në të ardhurat reale të disponueshme, të ngadalësojnë uljen e varfërisë dhe potencialisht të kufizojnë hapësirën fiskale.

“Si një ekonomi e vogël dhe e hapur, Shqipëria është shumë e ekspozuar ndaj goditjeve të jashtme, si recesioni në BE ose shtrëngimi i mëtejshëm i kushteve të financimit në tregjet ndërkombëtare të kapitalit në vitet në vijim”, thuhet më tej.

Raporti thekson se rreziqet për rritjen ekonomike burojnë nga fatkeqësitë natyrore dhe kushtet e pafavorshme globale.

Ndërsa rreziqet fiskale, nënvizohet në raport, burojnë nga partneritetet publike-private dhe NSH-të, si edhe nga sektori i energjisë elektrike i bazuar në prodhim nga burime hidrike, kryesisht për shkak të ndryshimeve në kushtet hidrologjike.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.