TIKA mobilon çerdhen “Fluturat” në Tiranë

Nënkryetari i TIKA, Çevik: Të lumtur kur shikojmë fytyrat e qeshura të fëmijëve. Ambasadori Atay: Projektet vazhdojnë


Përfaqësues të institucioneve turke kanë vizituar një nga çerdhet publike të Tiranës, që është rikonstruktuar dhe mobiluar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), raporton Anadolu.

Nënkryetari i TIKA-s, Mahmut Çevik, ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, koordinatori i TIKA-s në Tiranë, Mustafa Ata dhe përfaqësues të Bashkisë së Tiranës kanë vizituar sot Çerdhen numër 11 “Fluturat”, duke parë nga afër kontributin e TIKA-s.

Në një deklaratë për Anadolu, Çevik tha se në Shqipëri kanë realizuar projekte në fusha të ndryshme, duke shtuar se fusha e arsimit është prioritet i TIKA-s. Ai tha se në Ballkan janë rreth 1.000 projekte të realizuara në fushën e arsimit.

“Kur vijmë në këtë moment, kur shikojmë sytë e qeshur të fëmijëve, kur shikojmë reagimet e tyre të lumtura, na bëjnë të mendojmë që jemi në rrugën e duhur në realizimin e projekteve të tilla që ndihmojnë të ardhmen e gjithë kombit, fëmijëve tanë, që të rriten në një ambient të lumtur, të marrin një shërbim sa më të mirë dhe të marrin edukim sa më të mirë”, tha Çevik.

Ambasadori Atay deklaroi se TIKA në bashkëpunim me qeverinë shqiptare realizon këto projekte kaq të bukura dhe të dobishme.

“Me këtë projekt që kemi bërë pamë sot më nga afër që familjet shqiptare të cilat punojnë kanë një ambient shumë të sigurt në të cilin dorëzojnë fëmijët e tyre në mëngjes, ndërkohë që shkojnë në punë”, u shpreh Atay.

Zhaneta Beqiri, drejtoresha e Përgjithshme e Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve në Bashkinë e Tiranës, për Anadolu tha se kontributi i TIKA-s ka ndikuar për të përmirësuar cilësinë e shërbimit.

“Nuk është i pari objekt në Bashkinë e Tiranës ku kemi patur mbështetjen e TIKA-s. Janë disa objekte, kopshti 18, kopshti 60 dhe një sërë objektesh që kanë ndikuar pozitivisht për të përmirësuar të gjitha elementët e shërbimit. Falënderuese dhe mirënjohëse për këtë mbështetje dhe këtë bashkëpunim që kemi patur ndër vite”, tha Beqiri.

TIKA ka kontribuar në rikonstruksionin e ambienteve të çerdhes, mobilimin dhe kompletimin me pajisje të ndryshme për fëmijët, ndërkohë gjatë vizitës u shpërndanë edhe çanta për fëmijët e çerdhes.

POSTIMI I AMBASADËS TURKE

Duke përmirësuar kushtet e çerdheve, kontribojmë në cilësinë e arsimimit të fëmijëve të 🇦🇱 dhe pjesëmarrjen e grave në fuqinë punëtore. Ambasadori Tayyar Kağan Atay dhe Zv.kryetari i TİKA Mahmut Çevik u takuan me të vegjlit e Çerdhes 11 Laprak e riparuar/pajisur nga TİKA.

Kreşlerin koşullarını iyileştirerek 🇦🇱’un geleceği çocukların eğitim kalitesine ve kadınların işgücüne katılımının…

Posted by Türkiye in Albania on Friday, March 22, 2024

Gonxhja: Shqipëria pjesëmarrëse në programin e BE-së “Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat”

Gjatë zbatimit të këtij Programi, për vitet 2017 – 2019 Shqipëria ka përfituar mbështetje për 50 projekte,

Global 360

Baku Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026

Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, është emëruar Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026 nga Federata Evropiane e Kryeqyteteve dhe Qyteteve…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Një libër për poetin e pakohë…

“Mes jush Jetoj” është një libër jo i zakonshëm, në përmbajtje dhe në kohë.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Gonxhja: Shqipëria pjesëmarrëse në programin e BE-së “Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat”

Gjatë zbatimit të këtij Programi, për vitet 2017 – 2019 Shqipëria ka përfituar mbështetje për 50 projekte,