Blinken: Shqipëria, e para që dënoi sulmin rus në Ukrainë

Sipas Blinken, vendi ynë është një nga dhjetë vendet me kontributin kryesor në furnizimin me armë dhe ndihma humanitare në drejtim të Ukrainës.


Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, në deklaratën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama, tha se Shqipëria ka qenë vendi i parë që ka dënuar Rusinë për agresionin e saj në Ukrainë.

Sipas Blinken, vendi ynë është një nga dhjetë vendet me kontributin kryesor në furnizimin me armë dhe ndihma humanitare në drejtim të Ukrainës.

“Si aleat kyç i NATO-s, si një zë i rëndësishëm në Këshillin e Sigurimit të OKB, ne kemi një marrëdhënie të jashtëzakonshme të partneritetit, ndërkohë që Shqipëria ka qenë një anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit. Sikurse dhe iu referua dhe Kryeministri gjatë vizitës me ambasadoren Lisa Thompson Grinfilld, ku kemi folur për disa gjëra shumë të rëndësishme për punën tonë të fortë së bashku, veçanërisht për sa i takon penëmbajtjes me njëri-tjetrin lidhur me Ukrainën, e cila u përball me sulmin e Rusisë”, tha Blinken.

“Tani kur flasim për Këshillin e Sigurimit, për Këshillin e të Drejtave të Njeriut, është një çështje e rëndësishme në fakt, përfshirë edhe institucione të tjera si UNESCO. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, jo vetëm për rajonin, jo vetëm për Evropën, por në fakt ka vlera për të gjithë botën. Për këtë e vlerësojmë shumë. Kemi patur mundësi të diskutojmë sot shumë çështje dhe sfida me të cilat përballemi dhe jemi përqendruar para së gjithash me atë që jemi duke bërë për të promovuar, nxitur përpara sigurinë që bashkëndajmë”, vijoi Blinken.

Sekretari amerikan i Shtetit citoi fjalën e kryeministrin Edi Rama në OKB, teksa shtoi se nuk ka mënyrë më të bukur për të shprehur rëndësinë e të jetuarit në paqe.

“Sikurse jeni në dijeni, Shqipëria ka qenë që prej ditës së parë një mbështetëse shumë e fortë e Ukrainës. Ka qenë e para që ka ngritur dorën për ta ndihmuar. Ka qenë një nga vendet e para, që ka dërguar ndihma ushtarake në Ukrainë, teksa ajo u përball me agresionin rus, i ka dërguar armë, municione, makina që i rezistonin minave. Është një nga 10 kontribuesit krysorë për të ardhurat për frymë, në ndihmën për Ukrainën. Kryeministri i shprehu këto në shtatorin e shkuar në Këshillin e Sigurimit. Edi, nëse më lejohet, dua t’Ju citoj: “Lufta e Ukrainës është gjithashtu lufta për cilindo që aspiron të jetojë në një botë ku kombet janë të lirë dhe të barabartë, ku integriteti territorial është i padiskutueshëm dhe ku e drejta për të jetuar në paqe është jashtë çdo dyshimi”, dhe është e vështirë të mendosh për një mënyrë më elokuente për ta shprehur sesa kjo”, theksoi Blinken.

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me 5%, 104.3 mln euro shuma e kursyer nga qytetarët

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se 104.3 milionë euro është kosto fiskale e kursyer nga qytetarët dhe…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me 5%, 104.3 mln euro shuma e kursyer nga qytetarët

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se 104.3 milionë euro është kosto fiskale e kursyer nga qytetarët dhe…