Rama: Gara ndërkombëtare për projektide arkitekturore për EXPO ALBANIA, e hapur deri më 12 shkurt

Ky konkurs ka për synim mbledhjen e propozimeve për realizimin e këtij vizioni përmes ideve novatore dhe largpamëse të projektimit


Qeveria Shqiptare, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, po synon ngritjen e “EXPO ALBANIA”, një qendër shumëfunksionale për ekspozita, panaire, takime, koncerte, evenimente, rekreacion dhe logjistikë.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot përmes një postimi në rrjetet sociale se vijon të jetë e hapur deri më 12 shkurt thirrja e fazës së parë të garës ndërkombëtare për projektide arkitekturore për EXPO ALBANIA, ku çdo profesionist mund t’i përgjigjet kësaj thirrjeje duke dorëzuar propozimet përkatëse.

“EXPO ALBANIA, është menduar si një qendër ekspozimi shumëfunksionale që pritet të rrisë ndjeshëm vizibilitetin e Tiranës, dhe gjithë Shqipërisë, si një destinacion për organizimin e panaireve, ekspozitave tregtare, takimeve në shkallë të gjerë dhe evenimenteve të tjera, duke e konsoliduar më tej reputacionin e kryeqytetit si një nyje e rëndësishme në rajon dhe në nivel ndërkombëtar”, u shpreh Rama.

Ky konkurs ka për synim mbledhjen e propozimeve për realizimin e këtij vizioni përmes ideve novatore dhe largpamëse të projektimit që arrijnë të harmonizojnë një amalgamë kërkesash programatike, duke ruajtur ndërkohë një fleksibilitet të mjaftueshëm për të mundësuar edhe përdorime alternative.

Lexo më shumë nga

Ambasada e SHBA-së i uron mirëseardhjen ambasadorit Eric Wendt

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë i ka uruar mirëseardhjen ambasadorit të ri Eric Wendt.

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasada e SHBA-së i uron mirëseardhjen ambasadorit Eric Wendt

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë i ka uruar mirëseardhjen ambasadorit të ri Eric Wendt.