Delegacioni i Komisionit për Politikën e Jashtme, vizitë pune në Maqedoninë e Veriut

Delegacioni u prit në takim nga Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i cili vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve


Një delegacion nga Komisioni për Politikën e Jashtme, i kryesuar nga kryetarja Mimi Kodheli dhe anëtarët Blendi Klosi, Etjen Xhafaj dhe Hatixhe Konomi, zhvilloi një vizitë pune në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Delegacioni u prit në takim nga Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i cili vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve në nivelin më të lartë të mundshëm. Kjo u konfirmua edhe gjatë takimit me ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani.

Xhaferi bëri një pasqyrim të situatës politike në Maqedoninë e Veriut duke u ndalur kryesisht në çështjen e ndryshimeve kushtetuese, bashkëpunimin ekonomik e atë rajonal mes vendeve tona. Delegacioni nga Kuvendi i Shqipërisë uroi Xhaferin edhe për propozimin e tij për të qenë Kryeministër i qeverisë teknike që do të fillojë punën në janar të vitit të ardhshëm.

Komisioni u prit në një takim të veçantë nga komisioni homolog i kryesuar nga Antonijo Milloshoski, me të cilin u diskutuan çështje të bashkëpunimit dypalësh, dialogu rajonal si dhe hapat e ardhshëm në rrugën e BE-së.

Duke folur për rrugën e përbashkët për në BE, bashkëbiseduesit ndanë mendimin se ndarja e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria mund të jetë në një moment më të vonë por sa i përket karakterit politik të dy vendet kanë ecur në të njëjtin ritëm.

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani tha se dita e nesërme do të jetë me rëndësi për të dyja vendet tona pasi me sytë nga Brukseli do të shohim se ç’do të prodhojë takimi i atjeshëm.

Gjatë vizitës në Kuvend, delegacioni u prit edhe nga Grupi i Miqësisë Maqedoni e Veriut-Shqipëri.

Një ekspozitë e re dhe një guidë interaktive për fëmijë në “Shtëpinë me gjethe”

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe” u prezantoi vizitorëve të tij një përvojë unike që kombinon artin, historinë dhe edukimin për…

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Një ekspozitë e re dhe një guidë interaktive për fëmijë në “Shtëpinë me gjethe”

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe” u prezantoi vizitorëve të tij një përvojë unike që kombinon artin, historinë dhe edukimin për…