Saranda!

“Oh, Saranda jonë! Perlë e Detit Jon! Një mrekulli! Plot hir ky qytet..!”


Nga Ilirian Dahri

SARANDA

Një mrekulli! Plot hir ky qytet,
me këto ndërtesa qepur shpatit,
gëlon, kryeqyteti stinor vërtet,
tek busti i filozofit të Ninatit.

Ja dhe syprina e bruztë e detit,
porti i zhurmët, gati si i Durrësit.
Kodra. Ca më tej kufiri i shtetit,
ky gji blu dhe kala e Lëkurësit.

Oh, Saranda! Këtu, kur unë dikur,
mësova, që shalqinit i thonë karpuz
dhe se djem trimosha në diktaturë,
arratiseshin me not për në Korfuz.

Ja këtej, njoha për herë të parë,
midhjet, iriqët dhe fiqtë e detit,
këtu notin mësova, bri portit detar,
lëvizjet e kalit dhe ato të mbretit.

Oh, ti vajzë e begatë mesdhetare!
Me atë floknajën tënde të krehur,
me ato sytë e tu gati të zinj fare,
me hiret e tua, trupit të derdhur.

Ja dhe pulëbardhat në qiellin e kaltër,
guralecëve të bardhë shushurijnë valët,
këtu, në gjirin me ujin blu e të pastër,
ku barkat shkasin, bri anijeve të radës.

Për ty Onhezmi, shkroi vetë Straboni,
dhe Virgjili u këndoi qyteteve antike,
e erës, emrin tënd i vendosi Ciceroni,
o i lashti qytet me Sinagogë hebraike.

Saranda! Gji krejt i mbrojtur nga era,
portë e Finiqit, kryeqendrës së Epirit.
E të deshën shumë, e të ngjitën emra,
por s’arritën dot, të ndanin prej gjirit.

Onchesmus, më vonë Santi Quaranta.
Kur të pushtuan, pa t’i marrë dot malet
Porto Edda t’mbiquajtën, ty o Saranda,
qytet sipër shpateve, ngjitur si koralet.

E si to, fytyra të shkëlqen nga dielli,
në vit, treqind ditë, i pastër dhe qielli.
Ti, i vetmi qytet që Kishë ke nën dhe,
lart dyzet shenjtorë si mbrojtës i ke.

Ti, strehë ju dhe, kur të tjerët i vranë,
ca popujve që bukë e kripë ju nxore,
hebrenjve dhe ushtarakëve italianë,
n’Mesjetë e gjatë Luftës II Botërore.

Më i madhi mendimtar i Perandorisë,
evlat i Shqipërisë, ai djal i Çamërisë,
ati i Rilindjes Kombëtare, që drejtoi,
t’parin Universitet osman. Dhe mësoi:

tre vëllezërit Frashëri, Vaso Pashën,
Vreton e Ismail Qemalin, dhe u dha
kaq dituri, sa armiqtë mend plasën.
Hoxhë Hasan Tahsini, i madhi vëlla.

Ecim tek bulevardi Hasan Tahsini,
tutje shëtitorja e Poetit Kombëtar,
sepse në Sarandë punoi dhe Naimi,
bilbil i gjuhës shqipe, poeti prijatar.

“E me gluhë perëndie”, ja tek flasin
për Çamërinë, me mall për Ninatin,
dijetar Tahsini, poeti Bilal Xhaferi,
dhe duket se lot, po lëshon mermeri.

Bregun jonian ledhatojnë dallgët,
përkëdhelen prej detit vajzat brune,
që tok me turistët zbresin shkallët,
rrinë e ëndërrojnë, si në përgjumje.

Do më mungojë shumë era e jodit,
Butrinti, Ksamili dhe kjo shëtitore,
plazhet, anijet dhe gjiri i Limjonit,
heshtin dhe fëmijët, zënë prej dore.

Për ty pesë shqisat nuk mjaftojnë,
se duhet dhe e gjashta medoemos.

Kur të vijë dita, që fuqitë shterojnë,
për të ardhur aty, do bëj gjithçmos.

Oh, Saranda jonë!
Perlë e Detit Jon.

Lexo më shumë nga

Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon shtetin shqiptar

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se procesi negociatave me Bashkimin Europian rrit në mënyrë thelbësore kapacitetet institucionale të vendit.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon shtetin shqiptar

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se procesi negociatave me Bashkimin Europian rrit në mënyrë thelbësore kapacitetet institucionale të vendit.