Situata në parlament, Ambasada italiane: Nxisim shumicën dhe opozitën të punojnë së bashku

Ambasada e Italisë në vendin tonë ka reaguar në lidhje me zhvillimet më të fundit në Parlament


Ambasada e Italisë në vendin tonë ka reaguar në lidhje me zhvillimet më të fundit në Parlament, ku disa seanca u karakterizuan nga tensionet dhe tymit i flakadanëve të ndezur nga deputetët e opozitës.

Në një postim në rrjete sociale, Ambasada italiane u bën thirrje palëve që të punojnë së bashku për të siguruar që Parlamenti të mund të ushtrojë detyrën e tij në interes të të gjithë shtetasve.

“Ambasada e Italisë në Tiranë shpreh shqetësim për zhvillimet më të fundit në Parlamentin shqiptar. Një Parlament funksional dhe një dialog frytdhënës midis deputetëve të zgjedhur janë thelbësorë për funksionimin e duhur të demokracisë”, thekson Ambasada.

Në reagim, Ambasada thekson më tej: “Nxisim shumicën dhe opozitën të punojnë së bashku për të siguruar që Parlamenti të mund të ushtrojë detyrën e tij në interes të të gjithë shtetasve.”

Shqipëria turistike, në vëmendjen e medieve ndërkombëtare

Shqipëria vijon të jetë në vëmendjen e medieve ndërkombëtare, të cilat po e prezantojnë vendin si një prej destinacioneve turistike…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria turistike, në vëmendjen e medieve ndërkombëtare

Shqipëria vijon të jetë në vëmendjen e medieve ndërkombëtare, të cilat po e prezantojnë vendin si një prej destinacioneve turistike…