“Diplomacia ekonomike”, Ambasada konferencë për sipërmarrësit shqiptarë në Greqi

Të ftuar të veçantë, Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, dhe ai Deçanit në Kosovë, Bashkim Ramosaj


Në kuadër të aktiviteteve të Nëntorit Shqiptar ??, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë në bashkëpunim me Zyrën e Interesave të Kosovës në Athinë realizuan në ambientet e New York College Konferencën e Biznesit titulluar “Sipërmarrësit shqiptarë: Të ndërtosh prestigjin dhe prosperitetin në diasporë”, me të ftuar të veçantë Kryetarin e Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, Kryetarin e Bashkisë Deçan, Kosovë, Bashkim Ramosaj, Nënkryetaren e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, znj. Elisabeta Katiaj.

Ky aktivitet iu kushtua me shumë mirënjohje komunitetit të biznesit shqiptar në Greqi, për kontributin e rëndësishëm në mirëqënien ekonomike dhe ndikimin pozitiv në imazhin dhe brandimin e vendit tonë.

Në fjalën përshëndetëse, Ambasadorja e RSH-së në Greqi, znj. Luela Hajdaraga iu referua rëndësisë së Diplomacisë Ekonomike në zhvillimin ekonomik të vendeve dhe forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe rajonale. Në këtë kuadër ajo theksoi rolin e veçantë të sipërmarrjes shqiptare në Greqi, e cila ka mishëruar format më të larta të këmbënguljes, vizionit dhe punës së palodhur.

Ky aktivitet u moderua nga diplomatet e Seksionit të Diplomacisë Ekonomike dhe të Seksionit të Diasporës së Ambasadës së RSH-së në Athinë, znj.Joana Zhonga dhe Joneda Dodaj.

POSTIMI I AMBASADËS SHQIPTARE NË GREQI

Në kuadër të aktiviteteve të Nëntorit Shqiptar ??, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë në bashkëpunim me Zyrën e Interesave të Kosovës në Athinë realizuan në ambientet e New York College Konferencën e Biznesit titulluar “????̈??????̈??? ?????????̈: ??̈ ???̈????? ?????????? ??? ????????????? ??̈ ????????̈”, me të ftuar të veçantë Kryetarin e Bashkisë Lezhë, z. Pjerin Ndreu, Kryetarin e Bashkisë Deçan, Kosovë, z. Bashkim Ramosaj, Nënkryetaren e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, znj. Elisabeta Katiaj. Ky aktivitet iu kushtua me shumë mirënjohje komunitetit të biznesit shqiptar në Greqi, për kontributin e rëndësishëm në mirëqënien ekonomike dhe ndikimin pozitiv në imazhin dhe brandimin e vendit tonë.

Në fjalën përshëndetëse, Ambasadorja e RSH-së në Greqi, znj. Luela Hajdaraga iu referua rëndësisë së Diplomacisë Ekonomike në zhvillimin ekonomik të vendeve dhe forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe rajonale. Në këtë kuadër ajo theksoi rolin e veçantë të sipërmarrjes shqiptare në Greqi, e cila ka mishëruar format më të larta të këmbënguljes, vizionit dhe punës së palodhur. Duke u ndalur në rëndësinë që Ambasada i kushton diplomacisë ekonomike, si objektiv parësor dhe strategjik të politikave qeverisëse, znj. Hajdaraga ftoi të gjithë të pranishmit të jenë pjesë proaktive e zhvillimeve pozitive të Shqipërisë dhe mundësive të shumta që ajo ofron për biznesin dhe investimet.

Udhëheqësi i Zyrës së Interesave të Kosovës në Athinë – Kosovo in Greece, z. Fitim Gllareva në fjalën e tij shprehu rëndësinë dhe ndikimin e diasporës në mirëqenien e vendeve amë, duke përgëzuar veçanërisht rolin e sipërmarrjes shqiptare si katalizatore e fuqishme për zhvillim dhe transformim. Z. Gllareva u ndal tek investimet, si shprehja më e prekshme e lidhjes së diasporës me vendin e origjinës, por gjithashtu edhe remitancat, transferimi i njohurive dhe ekspertizës si dhe rëndësinë e rrjetëzimit për të potencuar këtë proces.

Kryetarët e Bashkive Lezhë dhe Deçan në prezantimet e tyre u paraqitën të pranishmëve resurset turistike të bashkive përkatëse si dhe potencialet e zhvillimit dhe investimit. Duke qenë dy njesi vendore të spikatura për marzhin e lartë të turizmit, ata ftuan sipërmarrësit shqiptarë të vizitojnë këto vende dhe të konsiderojnë përfshirjen në aktivitete biznesi në to.

Në dy panelet e diskutimit me Nënkryetaren e DHBDSH, znj. Elisabeta Katiaj dhe përfaqësues të spikatur të komunitetit të biznesit shqiptar në Greqi, të brezit të parë të sipërmarrjes dhe të rinjt e sapofutur në këtë fushë, të pranishmit patën mundësi të dëgjojnë eksperiencat dhe praktikat më të mira të ngritjes së prestigjit dhe prosperitetit në diasporë, si dhe rëndësinë e inovacionit, diversitetit dhe rrjetit mbështetës brenda dhe jashtë komunitetit, në suksesin e drejtimit.

Ky aktivitet u moderua nga diplomatet e Seksionit të Diplomacisë Ekonomike dhe të Seksionit të Diasporës së Ambasadës së RSH-së në Athinë, znj.Joana Zhonga dhe Joneda Dodaj.

Në fund të pranishmit patën mundësinë e bashkëbisedimit dhe rrjetëzimit, duke shijuar një banket të shtruar me këtë rast.

Falënderojmë veçanërisht New York College për mbështetjen e pakursyer në realizimin e aktiviteteve tona, si dhe sipërmarrësit shqiptarë Edmond Reka, Ersi Ceno dhe Leonora Xuxi për kontributin bujar në organzimin e banketit.

Mirë u takofshim në aktivitetet e tjera të Nëntorit Shqiptar!

✅ Në kuadër të aktiviteteve të Nëntorit Shqiptar ??, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë në bashkëpunim me…

Posted by Albanian Embassy in Greece – Ambasada Shqiptare në Greqi on Friday, November 3, 2023

AKSHI, takim me delegacionin e nivelit të lartë nga rajoni i Kurdistanit në Irak

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Igli Tafa dhe përfaqësues të tjerë të këtij institucioni…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

AKSHI, takim me delegacionin e nivelit të lartë nga rajoni i Kurdistanit në Irak

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Igli Tafa dhe përfaqësues të tjerë të këtij institucioni…