Dita Botërore Ozonit dhe rëndësia e ndikimeve natyrore

Dita Botërore Ozonit u shpall në përkujtim të 16 Shtatorit 1987, dita e nënshkrimit të Protokollit të Montrealit

Të gjitha vendet e botës në 16 Shtator festojnë Ditën Botërore të Ozonit si dhe arritjet e Protokollit të Montrealit për Substancat që Shkatërrojnë Shtresën e Ozonit, në mbrojtjen e shtresës së ozonit dhe reduktimin e ndryshimeve klimatike. Dita Botërore Ozonit u shpall në përkujtim të 16 Shtatorit 1987, dita e nënshkrimit të Protokollit të Montrealit, ku vendet Palë u angazhuan në gjetjen e makanizmave për mbrojtjen e shtesës së ozonit nëpërmjet instrumentin të eliminimit gradual të konsumit dhe prodhimit të substancave ozon holluese.

Tema e Ditës Botërore të Ozonit për vitin 2023 është “Protokolli i Montrealit: rregullimi i shtresës së ozonit dhe reduktimi i ndryshimeve klimatike”.

Gjatë dekadave të fundit, kjo marrëveshje e rëndësishme mjedisore ka arritur rezultate të shkëlqyera. Përditësimi i fundit nga Paneli i Vlerësimit Shkencor për Protokollin e Montrealit konfirmoi se shtresa e ozonit është në rrugën e rimëkëmbjes . Ndërsa ndikimet natyrore te tilla si shpërthimi i Hunga Tonga në 2022 pritet të ndikojnë në madhësinë dhe kohën e vrimës së ozonit në 2023 për shkak të ndryshimeve të temperaturës mbi Antarktidë, rikuperimi I shtreses se ozonit mbetet në rrugën e duhur. Nivelet e ozonit pritet të kthehen në nivelet e para vitit 1980 rreth vitit 2066 mbi Antarktik.

Por ndërsa shtresa ozonit rimëkëmbet, planeti po nxehet me një shpejtësi alarmante. Pikerisht për këtë arsye, në 15 tetor 2016  u firmos Amendamenti Kigali i Protokollit të Montrealit nëpërmjet të  cilit synohet të reduktohet prodhimi dhe konsumi i hidrofluorokarboneve (HFCs) të cilat janë gaze me potencial të lartë të ngrohjes globale. Duke reduktuar gradualisht gazet HFC-të, Amendamenti i Kigalit pritet të parandalojë ngrohjen globale deri në 0.5 ° Celsius deri në fund të shekullit, duke dhënë kështu një kontribut pozitiv në arritjen e objektivave të marrëveshjes së Parisit. Zbatimi i masave për efiçencën e energjisë mund të dyfishojë këtë shifër.

Republika e Shqipërisë, është vendi i parë në rajon i cili ka ratifikuar Amendamentin e Kigalit, nëpërmjet Ligjit nr. 91/2018 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Amendamentin e Kigalit të Protokollit të Montrealit për Substancat që Dëmtojnë Shtresën e Ozonit”, dhe rrjedhimisht është bërë pjesë  e kalendareve për eliminin gradual të gazeve HFC sipas përcaktimeve të Amendamentit Kigali.

Celebrimi i Ditës Botërore të Ozonit dhe sukseseve të Protokollit të Montrealit, thekson edhe një herë rëndësinë e Protokollit duke siguruar që ai të mbetet instrumental në mbrojtjen e shëndetit të njeriut, natyrës dhe klimës për brezat e ardhshëm.

Per me shume informacion klikoni:

| Ozone Secretariat (unep.org)

 

Lexo më shumë nga

Hoxha: Shqipëria gëzon sot nivelin më të lartë të respektit në arenën ndërkombëtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, tha sot se Shqipëria po kalon një nga momentet më të…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Shqipëria gëzon sot nivelin më të lartë të respektit në arenën ndërkombëtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, tha sot se Shqipëria po kalon një nga momentet më të…