Muzhaqi: Së shpejti, federatë regbie në Shqipëri

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi priti të rinjtë, Xhino Drangu dhe Ilenia Kaso, për të diskutuar për një nga sportet më të veçantë në Shqipëri, atë të regbisë.


Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi priti sot të rinjtë, Xhino Drangu dhe Ilenia Kaso, për të diskutuar për një nga sportet më të veçantë në Shqipëri, atë të regbisë.

Muzhaqi u shpreh se Xhino është një ndër themeluesit e ekipit të parë zyrtar të regbisë në Shqipëri në vitin 2013.

Ai, së bashku me Ilenian i treguan ministres Muzhaqi për rrugën e tyre të suksesit në këtë sport emocionues, duke përfshirë këtu organizimin e aktiviteteve edukuese dhe ndërgjegjësuese, pjesëmarrjen në turnetë ballkanike, ku ekipi shqiptar ka rezultuar fitues në disa prej tyre, si dhe në ndeshje ndërkombëtare.

“Sporti është më shumë se thjesht aktivitet fizik – është një mënyrë jetese që ndikon në mirëqenien, si dhe zhvillimin e karakterit dhe disiplinës tek fëmijët dhe të rinjtë”, theksoi Muzhaqi.

Ndër të tjera, të rinjtë i treguan ministres për suksesin e ndeshjes së zhvilluar me fëmijë dhe të rinj në qytetin e Dibrës dhe për ndeshjet e ardhshme që synojnë të zhvillojnë në Shkodër, Kukës dhe Tropojë.

“Shumë shpejt do të kemi një federatë të regbisë në Shqipëri, që do të rrisë edhe më tepër interesin për këtë sport tek brezi i ri”, u shpreh Muzhaqi.

“Uroj të takohemi së shpejti me Xhinon dhe Ilenian në ndeshjet e ardhshme me fëmijët dhe të rinjtë e Shkodrës, Kukësit dhe Tropojës”, përfundoi Muzhaqi.

Rama në Riad: Future Investment Initiative, arenë e madhe me 7 mijë të ftuar

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë dyditore në Riad, Arabi Saudite, ku mori pjesë në edicionin e 9-të të Future…

Global 360

Kurti nuk i siguron votat për formimin e Qeverisë së re

Albin Kurti, kryeministër në detyrë dhe mandatar për të formuar Qeverinë e re, nuk i ka siguruar 61 votat e…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama në Riad: Future Investment Initiative, arenë e madhe me 7 mijë të ftuar

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë dyditore në Riad, Arabi Saudite, ku mori pjesë në edicionin e 9-të të Future…