Manastirliu: Shpëtohet turistja spanjolle shtatzënë

Një turiste spanjolle në muajin e gjashtë të shtatzanisë është shpëtuar për mrekulli në shtegun Theth-Valbonë


Një turiste spanjolle në muajin e gjashtë të shtatzanisë është shpëtuar për mrekulli në shtegun Theth-Valbonë falë ndërhyrjes në kohë të ekipit të Njësisë së Helikopterëve.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Manastirliu tha se “nëna dhe fëmija janë jashtë rrezikut për jetën, falë kujdesit mjekësor të stafeve tona”.

??Një turiste spanjolle në muajin e gjashtë të shtatzënisë është shpëtuar për mrekulli në ⛰️ shtegun Theth-Valbone falë ndërhyrjes në kohë të ekipit ? ? të Njësisë së Helikopterëve.

??Nëna dhe fëmija janë jashtë rrezikut për jetën, falë kujdesit mjekësor të stafeve tona ??‍⚕️ ?‍⚕️

#ShëndetësiaNëGatishmëri ?

Posted by Ogerta Manastirliu on Wednesday, August 16, 2023

Pilotët e Njësisë së Helikopterëve vijojnë të jenë në gatishmëri gjatë këtij sezoni veror për të shpëtuar jetën e pushuesve si në zonat malore dhe ato bregdetare. Gjatë këtij sezoni ata kanë shpëtuar 38 pushues e turistë në Alpet e Shqipërisë dhe zonat turistike bregdetare.

Në të gjithë vendin ekipet mjekësore janë në gatishmëri gjatë këtij sezoni veror. Ndërkohë që janë 30 qendra shëndetësore verore që ofrojnë shërbime, vizita, konsulta, mjekime, me përforcim të personelit shëndetësor, me stafe të cilat trajnohen në vazhdimësi, për të menaxhuar rastet urgjente, e po ashtu përforcim me barna dhe materiale mjekësore.

Lexo më shumë nga

Salla në Berlin: Orientimi gradual drejt politikës së përbashkët bujqësore me BE, thelbësore

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ndodhet në Berlin në një vizitë zyrtare në kuadër të Forumit Global…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Salla në Berlin: Orientimi gradual drejt politikës së përbashkët bujqësore me BE, thelbësore

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ndodhet në Berlin në një vizitë zyrtare në kuadër të Forumit Global…