Aktori që sfidoi Hitlerin

Historia e hebreut anglez Leslie Howard


Nga Saimir Z. Kadiu, enciklopedist

Interpretimi që e bëri të pavdekshem për publikun e gjerë te kinemase ishte padyshim filmi “Gone With the Wind” në personazhin e Ashley Wilkes… por ajo që e bëri Leslie Howard hero ishte angazhimi i tij jashtë kamerave.

Howard lindi në Londër me 3 prill 1893 në një familje emigrantesh hungareze me origjine hebreje.

Mori pjesë në Luftën e pare Boterore nga e cila u lirua pasi shpëtoi nga një bombardim.

Pasioni i tij ishte teatri dhe në vitin 1917 filloi të luante ne skenat e Londrës dhe më pas të Nju Jorkut ku në vitin 1929 arriti sukseset e para me interpretimin e “Realiteti i çuditshëm i Peter Standish” i riinterpretuar më pas në filmin homonim të publikuar në teater në vitin 1933 që i dha atij një nominim për Oscar për aktorin më të mirë.

Leslie dukej si Mbret i Hollivudit për serinë e sukseseve kinematografike që ai “korri” edhe si regjisor, per te arritur kulmin e suksesit me “Gone With the Wind” në vitin 1939, vit në të cilin shpërtheu Lufta e Dytë Botërore.

Si një hebre anglez, Leslie ndjeu se duhej të kontribuonte në luftën kundër Hitlerit dhe për këtë arsye filloi të bënte propagandë në favor të aleatëve me një seri filmash duke përfshirë “The Invaders – 49th Parallel” dhe “The Smith Primrose” .

Ai udhëtoi shumë nëpër Evropë si lektor për të shpjeguar kërcënimin nazist ndaj botes.

Një ditë ndersa kthehej në Angli nga një udhëtim në Portugali, avioni i tij u rrëzua nga nazistët mbi Gjirin e Biskajes.

Ishte 1 qershor 1943…
Asnjë nga shtatëmbëdhjetë personat në bord nuk mbijetoi dhe Howard vdiq në moshën 50-vjeçare.

Për një kohë të gjatë besohej se nazistët e rrëzuan aeroplanin sepse besonin se në bord ishte Winston Churchill, por më pas kjo hipotezë u zbeh. Në fakt objektivi ishte ai, Leslie Howard. Më vonë u bë e ditur se urdhri për vrasjen e tij ishte dhënë nga ministri i Propagandës Naziste Joseph Goebbels, i cili e konsideronte atë një kërcënim serioz për Gjermaninë.

Gonzato: Administrata, rol kyç për integrimin e Shqipërisë së BE

Ambasadori i BE e cilësoi administratën si “makineria përmes së cilës përparësitë politike të një vendi zbatohen”.

Global 360

Baku Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026

Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, është emëruar Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026 nga Federata Evropiane e Kryeqyteteve dhe Qyteteve…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Kthehuni në Itakë!

Sot në Athinë, ne pamë se kjo diasporë nuk ka më nevojë të shtohet por të kthehet në atdhe.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Gonzato: Administrata, rol kyç për integrimin e Shqipërisë së BE

Ambasadori i BE e cilësoi administratën si “makineria përmes së cilës përparësitë politike të një vendi zbatohen”.