Dy “Mjeshtra të Mëdhenj” takohen në 1300 metra

Në Voskopojë një kafe me Petrit Gumën. Surprizat e kampionit mbeten gjithnjë befasuese

Në pamje, nga e majta: kampioni dhe mjeshtri i notit, biznesmeni aktiv Petrit Guma dhe gazetari Bujar Qesja.

Nga Bujar Qesja, “Mjeshtër i Madh”

Në lartësinë e 1300 metrave, as më kishte shkuar ndërmend se mund të konsumoja një kafe, me kampionin dhe mjeshtrin legjendar të notit Petrit Guma. Dhe kjo në Voskopojë.

Por mal përmbi mal, lartësi përmbi lartësi, është ngritur miqësia e dy durrsakëve, të cilët nuk janë të spikatur vetëm në sporte. Guma, për të cilin kam thënë se e ka zemrën sa një mal, është dalluar në fushën e biznesit dhe të manaxhimit. Ndërsa durrsaku tjetër, rrit sipërfaqen e angazhimeve në publiçistikën historiko qytetare, në kulturë e gjetkë.

Kafeja jonë në kushte optimale relaksi, u shoqërua me kujtime e mbresa nga Durrësi ynë i përbashkët, nga ngjarje me miq e shokë dhe nga përshtypjet për Voskopojën dhe voskopojarët. Ai që shkëlqen mbetet i mirnjohuri, i linduri për të bërë mirë, kuadri i sprovuar në drejtimin e kësaj komune Nexhip Bacelli.

Ardhja e Petrit Gumës për të na takuar, ishte e beftë. Në mbrëmjen e 2 gushtit, ai na ftoi në një mbrëmje mbreslënëse në lokalin “Falo”, ku qendruam deri në orën 02.00 të datës 3 gusht. Pak orë gjumë dhe pas marshimit të mëngjesit, ulemi tek “Bacelli” i Nexhip Bacellit.

Petulla, mjaltë, reçel, djathë, qumësht, vezë, derisa erdhëm tek kafja turke e Bacellit të famshëm të Voskopojës. Kërkova 50 gram raki thane 10 vjeçare, që ishte magji brenda magjisë që të ofronin Bacellët tanë.

Ardhja enkas e Petrit Gumës në Voskopojë për të na respektuar, zgjati 16 orë. E tërë familja ime dhe të afërmit e mi Kostandina, Gea, Ylli, Iliri, Donika dhe Amelia, i dhanë mirnjohjen e duhur dhe të merituar Petrit Gumës, këtij kampioni të madh, këtij mjeshtri përmbi mjeshtrat.

Kafeja me njeriun e rrallë, me shpirt të thellë dhe të gjërë Petrit Guma, ishte fantastike. Në freskinë e pishave dhe në ngrohtësinë e bisedave që zhvilluam, e përcollëm me shumë entuziasëm mjeshtrin drejt Korçës. Miq të tjerë e presin edhe atje, por kjo e Voskopojës, zor se mund të përsëritet gjetiu.
59 vjeçari Petrit Guma, me çantën e udhëtimeve në duar, largohet nga Voskopoja, por na la pas shijen e mirë të një vizite për të mos e harruar.

Petrit Guma një kampion race. Petrit Guma një Mjeshtër i Madh. Por ky Petrit i Gumave, mbetet mjeshtër edhe kampion edhe në qytetari edhe në xhentilesë edhe në fisnikëri.

Dhe kjo për ne vlen më shumë.


Voskopojë: 3 gusht 2023

Rama: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë popull shtetformues në vendin e tyre

Kryeministri Edi Rama, reagoi sot ndaj një mesazhi kritik të publikuar nga një qytetar nga Tetova, duke ritheksuar qëndrimin e…

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë popull shtetformues në vendin e tyre

Kryeministri Edi Rama, reagoi sot ndaj një mesazhi kritik të publikuar nga një qytetar nga Tetova, duke ritheksuar qëndrimin e…