Ambasadorja Faber takim me Nansi Pelosi: Mirënjohje për mbështetjen e fuqishme ndaj Shqipërisë

Kryediplomatja e Shqipërisë në SHBA u prit në një takim lamtumire nga ish-kryetarja e Kongresit Amerikan.


Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber, u prit në një takim lamtumire nga Nansi Pelosi, ish-kryetarja e Kongresit Amerikan.

“Kryeparlamentarja Pelosi tregoi respekt të madh si për vendin tim, Shqipërinë, ashtu edhe për mua, duke u përfshirë në një bisedë të jashtëzakonshme dhe të thellë për marrëdhëniet reciproke të dobishme midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Mirënjohja ime e sinqertë shkon për Kryetaren Pelosi për mbështetjen e saj të palëkundur!”, shkruan ambadadorja Faber në Instagram.

POSTIMI I AMBASADORES FLORETA FABER

Isha e emocionuar tej mase që pata mundësinë e jashtëzakonshme të një takimi kokë më kokë me Kryetaren e Kongresit, Nansi Pelosi. Është me të vërtetë një nga nderet më të mëdha të viteve të mia të shërbimit në Uashington, D.C., të bashkëpunoj me anëtarë të jashtëzakonshëm të Kongresit të Shteteve të Bashkuara si ajo.

Kryeparlamentarja Pelosi tregoi respekt të madh si për vendin tim, Shqipërinë, ashtu edhe për mua, duke u përfshirë në një bisedë të jashtëzakonshme dhe të thellë për marrëdhëniet reciproke të dobishme midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Kongresmenia Pelosi ishte gruaja e parë e zgjedhur ndonjëherë si Kryetare e Kongresit të SHBA. Ajo ishte gruaja e parë që drejtonte një parti të madhe politike në të dyja dhomat, duke udhëhequr Dhomën e Përfaqësuesve Demokratë për dy dekada. Sa herë që kisha mundësi të takohesha me të, ajo shprehte mirënjohjen e saj për partneritetin dhe aleancën e fortë mes Shqipëris dhe SHBA. Ajo është një grua e jashtëzakonshme, e apasionuar pas shërbimit të saj ndaj popullit amerikan, magjepsëse se sa shumë është e informuar dhe kujdeset për vendet dhe njerëzit në mbarë botën, shumë mbështetëse për fuqizimin e grave, personalitet i fortë dhe shumë respektues dhe miqësor në të njëjtën kohë.

Mirënjohja ime e sinqertë shkon për Kryetaren Pelosi për mbështetjen e saj të palëkundur!

Rama: Nuk ka leje ndërtimi për zhvillimin në Zvërne

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk ka leje ndërtimi për zhvillimin në Zvërnec.

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Nuk ka leje ndërtimi për zhvillimin në Zvërne

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk ka leje ndërtimi për zhvillimin në Zvërnec.