Dhuka: Anëtarësimi në BE, Shqipëria ka përmbyllur 27 kapituj nga 36

Negociatat me BE-në, Dhuka: Jemi në një proces transformues për të arritur rezultatet e dëshiruara


Ministrja e Shtetit, njëherësh Kryenegociatore e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE, Majlinda Dhuka, tha se Shqipëria po bashkëpunon në një proces të hapur e transformues për të arritur rezultatet e dëshiruara në negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Në takimin e 16-të të Komisionit Parlamentar të Asociim-Stabilizimit BE-Shqipëri, Dhuka u shpreh se Shqipëria është përfshirë në një proces dinamik dhe ka përmbyllur 27 kapituj nga 36, në kuadër të procesit të negociatave.

“Kemi bërë rreth 600 raporte prezantimi që përbëjnë 15 mijë faqe raportim në 9 muaj. 400 prezantues i janë përgjigjur pyetjeve të adresuara nga Komisioni. Paralelisht me Komisionin ne kemi përgatitur raportin për bllokun e parë, kemi punuar për hapjen e standardeve hapëse që të ecim në kohën e duhur dhe do të jemi teknikisht të gatshëm të pëmbushim vullnetin politik të Komisionit dhe Shteteve anëtare më vonë gjatë këtij viti, për hapjen e negociatave për bllokun 1”, tha ajo.

Dhuka theksoi se “po ashtu është kontribuar në mënyrë aktive në diskutimet lidhur me Planin e ri të mbështetjas financiare dhe ekonomike për Ballkanin Perëndimor dhe përshpejtimin e procesit për t’u përfshirë në një treg të përbashkët”.

Sipas saj, “është negociuar me Komisionin për të krijuar më tepër mundësi për sipërmarrësit e Shqipërisë”.

“Jam e gatshme të bashkëpunoj me ju lidhur me çështjet që ju i konsideroni të rëndësishme dhe jemi të hapur në një proces tranformues për të arritur rezultatet e dëshiruara”, shtoi ajo.

Kina miraton Ditën Përkujtimore të Rikthimit të Tajvanit

Organi ligjvënës kombëtar i Kinës votoi të premten për ta caktuar 25 tetorin si Ditën Përkujtimore të Rikthimit të Tajvanit.

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Kina miraton Ditën Përkujtimore të Rikthimit të Tajvanit

Organi ligjvënës kombëtar i Kinës votoi të premten për ta caktuar 25 tetorin si Ditën Përkujtimore të Rikthimit të Tajvanit.