Tri ditë plot emocione të Arteve Marciale Kineze në Tiranë!

Tri ditë plot spektakël nga Shoqata Kineze Wushu.


Nga Dash Frashëri, botues i Bloger.al

Tri ditë të mbushura plot me emocione të Arteve Marciale Kineze në Tiranë! Tri ditë plot spektakël nga Shoqata Kineze Wushu.

DITA E PARE – NE PALLATIN E SPORTIT “FARIE HOTI”

Gjithcka nisi me shfaqjen e bukur të Arteve Marciale Kineze, në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”, ku edhe isha i pranishëm, në një shfaqje të bukur me karakter sportiv, të realizuar nga sportistë profesionistë të arteve marciale, disiplinë sportive ku Kina është një superfuqi botërore dhe një autoritet ndërkombëtar i pakonkurrueshëm.

Artet marciale kineze, të quajtura shpesh me termat kung fu ose wushu, janë zhvilluar gjatë shekujve në Kinën e Lashtë. Këto stile luftimi shpesh janë të frymëzuara nga filozofitë, fetë dhe legjendat e vjetra kineze.

Zanafilla e arteve marciale kineze i është atribuar nevojës për vetëmbrojtje, teknika gjuetie dhe stërvitje ushtarake në Kinën e lashtë. Lufta dorë më dorë dhe praktika e armëve ishin të rëndësishme në trajnimin e ushtarëve të lashtë kinezë.

???Urime për performancën e suksesshme të arteve marciale nga delegacioni i Shoqatës Kineze Wushu në Sallën Sportive…

Posted by Chinese Embassy in Albania on Sunday, July 2, 2023

Kjo është hera e dytë, që një trupë sportistësh kinezë të arteve marciale performon në Shqipëri, por kësaj herë, Shoqata Kineze Wushu, vjen në kuadrin e aktiviteveve në Tiranën, si “Qyteti Europian i Sportit 2023”.

Kombëtarja kineze është e përbërë nga 14 kampionë kombëtarë të arteve marciale dhe sportistë të shquar. Kjo është hera e parë që delegacioni zyrtar kinez i Wushu-së shkon jashtë vendit pas pandemisë dhe është gjithashtu një nga vizitat e pakta në Evropë në vitet e fundit.

DITA E DYTE – NE SHESHIN “SKENDERBEJ”

Shfaqja në Sheshin “Skënderbej”, sheshin kryesor të kryeqytetit ishte mbresëlënëse, emocionuese, me ushtrime ritmike dhe imitime duelesh luftarake, me nje performancë kampionësh elitarë në arenën botërore, midis tyre edhe kampionë olimpikë për të rinj.

Ushtrime të realizuara me mjeshtëri dhe profesionalizëm.

Gjithçka e përgatitur në mënyrë të përsosur nga trajneri me përvojë, Yang Yuan Fli i Shoqatës Kineze Wushu.

 

Artet Marciale Kineze ?? performancë të jashtezakonëshme në Sheshin Skënderbej ??

Posted by Dash Frasheri on Monday, July 3, 2023

Ka shume kureshtarë që ndjekin performancën e sportistëve kinezë, ku nuk mungon edhe drejtori i sporteve në Bashkinë e Tiranës, Gjergji Muzaka.

???Përgëzime për delegacionin e Shoqatës Kineze Wushu dhe të gjithë atletët e talentuar! Një tjetër shfaqje e…

Posted by Chinese Embassy in Albania on Tuesday, July 4, 2023

Disa foto kujtime nga kjo shfaqje e bukur e bëjnë edhe më të paharruar praninë time, në këtë spektakël të superfuqisë botërore të Arteve Marciale.

DITA E TRETE – NE PALLATIN E SPORTIT “ASLLAN RUSI”

Një ditë e bukur dhe e vecantë në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, ku sportistët kinezë dhanë jo vetëm një tjetër shfaqje të arteve marciale kineze, por dhe kryen stërvitje të përbashkët dhe mësimore me sportistë shqiptarë të Shaolin Kung Fu – “Albanian Academy”, të drejtuar nga Mjeshtri Albert Kola.

Edhe unë përfdhihem nga emocionet dhe marr pjesë në stërvitje, por edhe Wang Dexin, i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kinës.

Dicka shumë mbresëlënëse, një shenjë respekti reciprok që dëshmon edhe marrëdhëniet e shkëlqyera sportive dhe njerëzore midis Shqipërisë dhe Kinës.

Mjeshtri i Shaolin Kung Fu – Albanian Academy, Albert Kola dhe Fu Bo, perkthyesi i delegacionit kinez
Mjeshtri i Shaolin Kung Fu – Albanian Academy, Albert Kola dhe Chen Chong, shefi i delegacionit kinez

Fundi i stërvitjes së përbashkët është shumë emocionues. Mjeshtri Albert Kola feston 39-vjetorin e ditëlindje dhe të gjithë e urojnë, ndërkohë që bashkëshortja e tij ndan cokolatina për të gjithë, kinezë dhe shqiptarë.

Në fund edhe fotokujtimi më i bukur. Të gjithë bashkë!

Tri ditë plot emocione të Arteve Marciale Kineze në Tiranë!

“Ne besojmë se artet marciale do të bëhen një lidhje e re për njerëzit e të dy vendeve për të rritur mirëkuptimin dhe thellimin e miqësisë dhe për të injektuar më shumë vitalitet në shkëmbimet njerëzore dhe kulturore midis Kinës dhe Shqipërisë”, theksoi i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kinës, Wang Dexin.

Me të Ngarkuarin me Punë të Chinese Embassy in Albania ,Wang Dexin, Shefin e Delegacionit kinez të Arteve Marciale, Chen Chong dhe trajnerin e Shaolin Kung Fu – Albanian Academy , Mjeshtrin Albert Kola ?????

Posted by Dash Frasheri on Tuesday, July 4, 2023

Tiranë, 1, 3 dhe 4 korrik 2023

Lexo më shumë nga

Spiropali takon Thaçin në Hagë: Procesi të sjellë drejtësi historike, jo padrejtësi

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali takon Thaçin në Hagë: Procesi të sjellë drejtësi historike, jo padrejtësi

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në…