Demo: Binjakëzim ndërmjet Beratit dhe Rossanos

Kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo, së bashku me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, vizituan Bashkinë Rossano, në Itali


Kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo, së bashku me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, vizituan Bashkinë Rossano, në Itali, organizuar në kuadrin e disa aktiviteteve në Kalabri, me fokus promovimin e produkteve tipike tradicionale të territoreve Arbëreshë dhe Shqiptare.

“Pata kënaqësinë të takoja edhe Kryetarin e Bashkisë Rossano z.Flavio Stasi me të cilin dakordesuam edhe për binjakëzimin ndërmjet qyteteve të Beratit dhe Rossano, me të cilën ndajmë vlera të përbashkëta të trashëgimisë sone kulturore dhe historike dhe pasurinë e njerëzimit Kodikët e Purpurt”, shkruan kryebashkiaku Demo.

Krifca dhe Demo u pritën edhe nga Kryetari i Bashkisë Arbëreshë Vaccarizzo Albanese, Antonio Pomillo.

POSTIMI I KRYEBASHKIAKUT DEMO

Së bashku me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural znj.Frida Krifca, filluam vizitën në Bashkinë Rossano, organizuar në kuadrin e disa aktiviteteve në Kalabri, me fokus promovimin e produkteve tipike tradicionale të territoreve Arbëreshë dhe Shqiptare.

Emocione të veçanta të takonim Mons.Maurisio Aloise, Ipeshkvin e Arkipeshkvise Rossano Cariati, vendi ku është i ruajtur edhe Kodiku “Purpureus Rossanensis”, i cili daton në shek VI, të njëjtin shekull si “Kodiku i Purpurt i Beratit” dhe së bashku me Kodikët e Beratit janë pjesë e Memories së Botes, të ruajtur nga UNESCO.

Pata kënaqësinë të takoja edhe Kryetarin e Bashkisë Rossano z.Flavio Stasi me të cilin dakordesuam edhe për binjakëzimin ndërmjet qyteteve të Beratit dhe Rossano, me të cilën ndajmë vlera të përbashkëta të trashëgimisë sone kulturore dhe historike dhe pasurinë e njerëzimit Kodikët e Purpurt.

Patëm një pritje të ngrohtë nga Kryetari i Bashkisë Arbëreshë Vaccarizzo Albanese z.Antonio Pomillo dhe vizita u mbyll me një panair të produkteve tipike në Bashkinë Arbëreshë të Altomonte dhe takim me Kryetari z.Gianpetro Carlo Coppola.

Së bashku me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural znj.Frida Krifca, filluam vizitën në Bashkinë Rossano,…

Posted by Ervin Demo on Friday, June 23, 2023

Gonxhja: Java e Kulturës së Francës, koncerte, ekspozita dhe shfaqje

Magjia e Javëve Kulturore Ndërkombëtare do të vijojë nga 13-19 maj me Francën me koncerte, ekspozita, shfaqje dhe argëtim pa…

Global 360

Baku Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026

Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, është emëruar Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026 nga Federata Evropiane e Kryeqyteteve dhe Qyteteve…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Një libër për poetin e pakohë…

“Mes jush Jetoj” është një libër jo i zakonshëm, në përmbajtje dhe në kohë.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Gonxhja: Java e Kulturës së Francës, koncerte, ekspozita dhe shfaqje

Magjia e Javëve Kulturore Ndërkombëtare do të vijojë nga 13-19 maj me Francën me koncerte, ekspozita, shfaqje dhe argëtim pa…