Nikolla: Yuri Kim, një mike e mirë e shqiptarëve dhe e Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti sot në një takim ambasadoren e SHBA, Yuri Kim


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti sot në një takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, me rastin e përfundimit të misionit të saj diplomatik në vendin tonë.

Nikolla vlerësoi kontributin e ambasadores Kim për forcimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve dhe miqësisë mes dy popujve.

“Misioni juaj në Shqipëri ishte mjaft i suksesshëm. Gjatë shërbimit tuaj u shënua 100-vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara”, tha ajo.

Ajo vlerësoi edhe kontributin për rritjen e rolit të Shqipërisë në bashkëpunimin e integrimin rajonal dhe forcimin e partneritetit në NATO dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Shqipëria filloi negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Avancoi reformat e rëndësishme, sidomos reformën në drejtësi, vijimin e vetting-ut, plotësimin dhe bërjen funksionale të organeve të qeverisjes së sistemit, i dha fund kulturës së pandëshkueshmërisë. U rrit roli i Shqipërisë në zhvillimet, bashkëpunimin dhe integrimin rajonal, u forcua partneriteti strategjik shembullor mes Shqipërisë dhe SHBA në NATO dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, deklaroi Nikolla.

Takimi me miken e mirë, të dashur e të përkushtuar Ambasadoren Yuri Kim nuk ishte një takim lamtumire.

Faleminderit për…

Posted by Lindita Nikolla on Wednesday, June 21, 2023

Nikolla i shprehi mirënjohjen edhe për mbështetjen e dialogut Kosovë-Serbi.

“SHBA mbështetën dialogun Kosovë-Serbi dhe zgjidhjen sipas Planit Europian të këtij dialogu dhe bashkëpunimit mes dy vendeve”, theksoi Nikolla.

Kryetarja i uroi ambasadores Kim suksese në vijimin e karrierës në Departamentin e Shtetit dhe shprehu bindjen se kudo që të punojë dhe kudo që të ndodhet, do të jetë gjithmonë një mike e mirë e shqiptarëve dhe e Kuvendit të Shqipërisë.

Ambasadorja Kim nga ana e saj vuri në dukje se ishte me fat që shërbeu në Shqipëri, në kohë domethënëse për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, por edhe në kohë të vështira të zhvillimeve ndërkombëtare.

Ambasadorja Yuri Kim përfundon mandatin e saj në vendin tonë, ndërsa pritet ambasadori i ri amerikan, David Kostelançik, diplomat me karrierë të gjatë në DASH.

Lexo më shumë nga

Gogu: Duhet zgjidhje për vonesat e proceseve gjyqësore

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, tha sot se do të vazhdohet me hartën e re gjyqësore, për eficencën e të…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: Duhet zgjidhje për vonesat e proceseve gjyqësore

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, tha sot se do të vazhdohet me hartën e re gjyqësore, për eficencën e të…