“Perlë mesdhetare”, Rama: Gjiganti mediatik CNN e rendit Shqipërinë mes 12 destinacioneve të verës

CNN e rendit Shqipërinë mes destinacioneve evropiane dhe botërore si Tajlanda, Buenos-Ajresi, Malta, Vjena, Peruja, Los Anxhelesi, Italia, Nju-Jorku etj.


Televizioni prestigjioz amerikan CNN e rendit Shqipërinë mes 12 alternativave si destinacione të kësaj vere.

Në rubrikën CNN Travel shkruhet se Shqipëria ofron një eksperiencë unike të pushimeve për vitin 2023.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga ky shkrim.

“Shqipëria, një perlë mesdhetare dhe këtë e thotë gjiganti mediatik botëror CNN që na rendit mes 12 alternativave për t’u vizituar këtë verë, si destinacion i turizmit të qëndrueshëm, mes bregdetit fantastik, natyrës dhe trashëgimisë kulturore, duke ofruar eksperiencën unike të pushimeve për vitin 2023”, shkruan Rama.

CNN e rendit Shqipërinë mes destinacioneve evropiane dhe botërore si Tajlanda, Buenos-Ajresi, Malta, Vjena, Peruja, Los Anxhelesi, Italia, Nju-Jorku etj.

Në pjesën që flet për vendin tonën CNN ka publikuar një foto të qytetit të Krujës, krah së cilës shkruan se, “Shqipëria është një perlë mesdhetare që ka të ngjarë të jetë më pak e mbipopulluar këtë verë sesa Greqia dhe Kroacia”.

Lexo më shumë nga

Xiamen…një histori e shkruar nga deti

Qielli i kaltër, gjelbërimi i gjithandejshëm dhe deti që ndërthuret me jetën urbane. Kjo është pamja që të ofron Xiameni,…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Xiamen…një histori e shkruar nga deti

Qielli i kaltër, gjelbërimi i gjithandejshëm dhe deti që ndërthuret me jetën urbane. Kjo është pamja që të ofron Xiameni,…