“Le Raid des Baroudeurs”, Rama: Koleksionistët francezë të mjeteve historike vizitojnë Shqipërinë

Koleksionistët francezë të mjeteve historike “Le Raid des Baroudeurs” kanë vizituar Shqipërinë, në kuadër të një turi në 9 shtete të Evropës.


Koleksionistët francezë të mjeteve historike “Le Raid des Baroudeurs” kanë vizituar Shqipërinë, në kuadër të një turi në 9 shtete të Evropës.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga makinat e koleksionistëve francezë që vizituan Tiranën.

Rama tha se, “koleksionistët francezë të mjeteve historike, “Le Raid des Baroudeurs”, në vazhdimin e turit përmes 9 shteteve, parkuan plot hijeshi edhe në Shqipëri, ku do të vijojnë të zbulojnë bukuri e peizazhe tek ne”.

“Në kuadër të turit të tyre koleksionistët francezë do të përshkojnë 5800 km në 21 ditë në 9 shtete”, theksoi Rama.

Me guidën e tyre koleksionistët francezë po shijojnë turin me peizazhet e mrekullueshme që ofron Shqipëria. Ato po vizitojnë Tiranën, Beratin, Gjirokastrën dhe Korçën.

Ndërkohë që, Retro Albania i mikpriti miqtë duke i dhuruar katalogun RETRO të historisë së automotorizimit shqiptar.

Koleksionistët francezë të mjeteve historike “Le Raid des Baroudeurs” do të vizitojnë nga 13 maji – 2 qershor 9 vende si, Italia, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnja, ku do të kalojnë mes detit dhe maleve, duke ndërthurur kulturën dhe natyrën.

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një video-mesazhi vlerësoi progresin e futbollit shqiptar në Mbrëmjen Gala “Topi i…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një video-mesazhi vlerësoi progresin e futbollit shqiptar në Mbrëmjen Gala “Topi i…