Nomadët digjitalë kanë terren të sigurt ligjor në Shqipëri

Miratohen ndryshimet ligjore për lehtësimin e punës së nomadëve digjitalë


Nomadët digjitalë kanë tashmë një terren të sigurt ligjor për mbarëvajtjen e punës së tyre në Shqipëri.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 25/2022, “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve”, i miratuar sot në Komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat siguron një liberalizim të plotë për çështjen e taksave.

Punonjësit lëvizës digjitalë nuk do të konsiderohen rezidentë tatimorë në Republikën e Shqipërisë për një periudhë prej 12 muajsh, parakusht që përkthehet në përjashtimin nga taksat për një vit.

Punonjësit lëvizës digjitalë pajisen me leje unike, bazuar në ligjin “Për të huajt” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.”

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali tha se, “kjo paketë incentivuese ndaj punonjësve lëvizës digjitalë është një kontribut i shtuar për reformat e digjitalizimit në Shqipëri dhe vjen si bashkëkontribut me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Një mjedis i tillë favorizues e kthen Shqipërinë në një terren shumë tërheqës për këtë kategori ekspertësh digjitalë që sa vjen e shtohet pas pandemisë.”

Ndryshimet e ligjit aktual nr. 25/2022, “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve” përcjellin një harmonizim të aktualitetit shqiptar me përvojën e vendeve të rajonit dhe BE-së. Në themel të konsultimeve ishte harmonizimi me prioritetet e Strategjisë së Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve, për vitet 2021-2027 dhe Strategjisë Kombëtare për Shkencën, Teknologjinë dhe Inovacionin 2017-2022.

Një akomodim i përshtatshëm i nomadëve digjitalë në Shqipëri, si në kushtet e punës, ashtu edhe në ato të jetës së përditshme, nuk është avantazhim vetëm për ta. Periudha e akomodimit të përkohshëm të tyre përkthehet dhe në rritje të efikasitetit të zhvillimit të startup-eve, rritjes së punësimit të të rinjve shqiptarë dhe rritjes së të ardhurave për ekonominë e komunitetit, ku nomadët digjitalë strehohen.

Të ardhurat mesatare të nomadëve digjitalë variojnë në mënyrë të ndjeshme, por afro 35 % e tyre marrin nga 50 mijë dollarë – 100 mijë dollarë në vit.

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.