Rama: PS, garanci për kthimin e pronës te i zoti

Kryeministri: Historia e pronave është zgjidhur, ka ligjin, ka rregullat. Kanë filluar t’i marrin pronat siç iu takon,


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS-së, bëri të ditur sot se në Himarë historia e pronave është zgjidhur dhe se ajo po kthehet te i zoti.

Teksa kërkoi votën për kandidatin e PS-së, Jorgo Goro, Rama tha se garanci për kthimin e pronës te i zoti është vetë ai dhe forca politike që drejton.

“Historia e pronave është zgjidhur, ka ligjin, ka rregullat. Kanë filluar t’i marrin pronat siç iu takon, por e di shumë mirë që ka plot nga ata që si kanë marrë akoma. Po ju them një gjë. Një garanci dhe një mbrojtje keni ju në qoftë se s’doni që t’ju ikin pronat.

Mua! Partinë Socialiste në Tiranë dhe këtë këtu! Nuk keni tjetër! Se nuk ja u solla unë njerëzit nga fundi i botës që të vijnë këtu dhe të bëhen pronarë. Nuk jua kam sjellë unë që dalin me letra dhe që e kanë parë Himarën për herë të parë kur morën pushtetin në Tiranë.

Edhe në det për herë të parë, unë nuk e di a kanë hyrë në det njëherë. Dhe kanë ardhur kanë marrë prona këtu! E dini mirë ju kush janë dhe si janë. S’i solla unë ata! Unë ju kam thënë këtu, ditën e parë që kam ardhur, do t’iu zgjidh çështjen e pronave dhe nuk jeni më njerëz pa njerëz që vijnë jua marrin nga Tirana si të duan dhe e kam mbajtur fjalën”, deklaroi Kryeministri.

Rama vlerëson Röpke-n: Superhero i heshtur europian, rojtar i dialogut social

Kryeministri Edi Rama mbajti sot një fjalë në Parlamenti Europian, në seancën plenare të përfundimit të mandatit të presidentit të…

Global 360

Rutte: Shqipëria ka mbështetjen e NATO-s

Kryeministri Edi Rama u takua sot në Bruksel me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama vlerëson Röpke-n: Superhero i heshtur europian, rojtar i dialogut social

Kryeministri Edi Rama mbajti sot një fjalë në Parlamenti Europian, në seancën plenare të përfundimit të mandatit të presidentit të…