Shqiptarja Elena Peshkopia, e para femër në botë me doktoraturë në filozofi

Elena Peshkopia lindi në Venecia në 1646. E ëma e saj ishte Zhaneta Boni (Zanetta Boni). Ndërroi jetë 38 vjeçe.


Nga VOAL.ch

Elena Lucrezzia Peshkopia është e para grua shqiptare në botë, që në vitin 1678 ka arritur të marrë doktoraturën në Filozofi.

Gjatë shekullit ku jetoi ajo ishte gruaja më e ditur në Europë. Statuja e Elenës që u gjet në Universitetin e Padovës, një nga universitetet më të vjetër dhe ndër më të njohurit në Europë, siç shkruan atsh, dëshmon për vlerat e arritjeve të jetës së saj.

Portreti i saj është gjithashtu edhe në dritaren e qelqit rreth 7 metra të lartë në bibliotekën “Frederick Ferris Thomson”, në kolegjin Vassar të Nju Jorkut, SHBA, ku Elena është portretizuar duke mbrojtur tezat e saj mbi Aristotelin.

Elena Peshkopia lindi në Venecia në 1646. E ëma e saj ishte Zhaneta Boni (Zanetta Boni). Ajo përfundoi shkollën e shqiptarëve “Santa Maria dhe San Gallo” në Venecia (Scuola di Santa Maria e di San Gallo degli Albanesi).

Kur Elena ishte shtatë vjeç, një mik i familjes së saj, prifti Giovanni Fabris, e inkurajoi të atin që të fillonte mësimet për të në greqisht dhe latinisht. Më vonë ajo foli rrjedhshëm frëngjisht, spanjisht dhe hebraisht, dhe gjithashtu studioi matematikë, astronomi, filozofi, muzikë dhe teologji.

Shkolla ku Elena mësoi është themeluar nga fisnikët e edukuar shqiptarë, më 22 tetor 1442 dhe për rreth 200 vite vazhdoi të funksionojë për arsimimin e shqiptarëve deri në fund të shekullit të 18-të. Që prej fillimit, djemtë dhe vajzat e frekuentonin këtë shkollë së bashku, institucioni financohej nga taksat që paguanin shqiptarët.

Në detyrimet përfshiheshin edhe gratë, por ato edhe do të mund të përfitonin. Godina e shkollës ishte dizenjuar nga shqiptari Viktor Karpaçi, artist i njohur gjatë periudhës së Rilindjes Europiane, ai mbikëqyri ndërtimin e ndërtesës dhe dekorin e fasadave të shkollës, pikturat e tij janë gjetur në galeritë e Venedikut, Milanos, Parisit (Luvër), Vjenës dhe Londrës.

Prezenca e madhe e shqiptarëve në Republikën e Venecias është lidhur me zhvendosjet e tyre sa më shumë drejt Perëndimit, si pasojë e pushtimit osman.

Elena, e talentuar edhe në muzikë, vazhdoi studimet në Filozofi dhe Astronomi, duke ndjekur edhe programin e doktoraturës në Universitetin e Padovës.

Ajo mbrojti teoritë e saj të doktoraturës më 25 qershor 1678, para profesorëve të Filozofisë dhe Logjikës, Mjekësisë dhe Teologjisë. Ajo u bë lektore në Matematikë në Universitetin e Padovës, ku qëndroi deri në fund të jetës së saj së shkurtër.

Elena Peshkopia ndërroi jetë nga tuberkulozi, më 26 korrik të vitit 1684, në moshë shumë të re, vetëm 38 vjeçe. Ajo prehet në kishën e “Shën Lukës” në Padova të Italisë.

Gonxhja: 7,65 miliardë lekë për turizmin, kulturën dhe sportin

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja prezantoi sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën projektbuxhetin për vitin…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, njëherësh kryesues…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: 7,65 miliardë lekë për turizmin, kulturën dhe sportin

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja prezantoi sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën projektbuxhetin për vitin…