“Bota e Gruas dhe Dashurisë” bashkon piktorët!

Punimet në Ekspozitë prezantuan 35 autore nga shtete të ndryshme evropiane, të cilat zgjodhën Pogradecin


Nga Andi Kosta

Me datë 06 Mars 2023, në vigjilje të Festave të fillim-Marsit, përkatësisht Dita Kombëtare e Mësuesit dhe Dita Ndërkombëtare e Gruas, në mjediset e Galerisë së Arteve pranë Qendrës Multifunksionale Pogradec, u çel Ekspozita titulluar “BOTA E GRUAS DHE DASHURISË”, një koleksion i përzgjedhur punimesh në fushën e pikturës dhe fotografisë.

Punimet në Ekspozitë prezantuan 35 autore nga shtete të ndryshme evropiane, të cilat patën zgjedhur Pogradecin si Qytetin, ku të përçonin të veshur artistikisht ndjesinë, dhe emocionin e tyre përkthyer si:

“Ekspozita ndërkombëtare e fotografisë dhe pikturës dedikuar Jetëdhënëses Nënë, Qenies Femërore, kurora e krijimit të Perëndisë, me rastin e Ditës së Mësuesit dhe Ditës së Të Drejtës së Femrës që Në Emër të Jetës, të nderoj dhe të mbroj Jetëdhënësen Qenie Femërore!”

Ekspozita pra, shërbeu si një Platformë apo Forum ku vizualja fshihte klithmën për barazi gjinore, trajtim plot respekt të Qenies Femërore, e cila dhuron jetën, mbron jetën dhe zbukuron jetën njerëzore.

Çdo punim “fshihte” një “zë” apo “tingull” sa të dhembshëm, aq të revoltuar, sa të thekshëm, aq të vendosur kundër çdo diskriminimi, padrejtësie apo keqtrajtimi ndaj Qenies Femërore.

Qenia Femërore meriton tërë respektin, vëmendjen dhe kujdesin për shumësinë e qenieve që mbart në vetvete, Nënën, Motrën, Të Afërmen, Bashkëshorten, Shoqen, Profesionisten, Amvisën! Karakteri mëmësor, i ndjeshëm, intuitiv, i përulur, i rebeluar ndaj padrejtësisë, i papërtuar dhe të tjera veçori të karakterit femëror janë një tjetër kujtesë, të cilën e zgjon brenda çdo vizitori kjo Ekspozitë.

Organizatorët e kësaj Ekspozite z. Saimir Ahmeti dhe z. Bledi Como u mbështetën në këtë sipërmarrje nga Bashkia Pogradec dhe Qendra Multifunksionale Pogradec!

Lexo më shumë nga

Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

Kryeministri Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Global 360

Kosova dhe Italia konfirmojnë partneritetin në fusha me interes të përbashkët

Presidentja Justina Shiroka-Pula priti ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

Kryeministri Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.