Rama: Një vit rezistencë heroike e popullit të Ukrainës!

Kryeministri: Ishin të shumtë ata që menduan se pushtimi rus i Ukrainës do të ishte çështje ditësh!


Gjatë vizitës që Kryeministri Edi Rama po zhvillon në Japoni, në kuadër të 42-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve, u ndal në Hiroshima ku vendosi një buqetë me lule në Memorialin Përkujtimor të Paqes si dhe vizitoi Muzeun Përkujtimor të Paqes.

Pas vizitës së tij në Muze, në këtë ditë që shënon plot një vit nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, Kryeministri Rama u shpreh se, “ishin të shumtë ata që menduan se pushtimi rus i Ukrainës do të ishte çështje ditësh, por ja ku jemi këtu sot, 1 vit rezistencë heroike e popullit të Ukrainës nën lidershipin guximtar dhe vullnet hekurt të presidentit Zelenskyy, me mbështetjen e botës demokratike dhe tanimë është e qartë për të gjithë se Rusia nuk mund ta fitojë luftën”.

“Ndërkohë që kur them ja ku jemi këtu, dëshiroj të shtoj se unë kam nderin ta bëj këtë mesazh këtu nga Hiroshima, pas një momenti të gjatë dhe jashtëzakonisht të veçantë nderimi në Memorialin e të humburve e të zhdukurve nga goditja e bombës atomike dhe pastaj në muzeun e tmerreve të bombës atomike dhe shtoj që të luash sot me fjalën bombë atomike sikur flet për kukulla, është vërtetë një turp i civilizimit tonë dhe kjo e bën edhe më të rëndësishme mbështetjen për Ukrainën, aleancën e të gjitha vendeve demokratike dhe mbi të gjitha, vendosmërinë e secilit që ka respekt për dinjitetin njerëzor, për lirinë, për vlerat e demokracisë, në mënyrë që e shkuara të mbetet e shkuar dhe çdo përpjekje për ta kthyer të shkuarën të dështojë me turp”, u shpreh Rama. /ATSH

Veliaj me kreun e Komitetit të Miqësisë shqiptaro-japoneze: Bashkëpunim në biznes e turizëm

Më herët, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u prit dhe nga kryetarja e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj me kreun e Komitetit të Miqësisë shqiptaro-japoneze: Bashkëpunim në biznes e turizëm

Më herët, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u prit dhe nga kryetarja e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike.