“Vetërrëfim”, Mevi Rafuna një “luftëtare e dritës”

Poezi nga libri “Vetërrëfim”, me autore Mevi Rafuna, i cili u botua me 2018 në Prishtinë.

Poetja e njohur kosovare, Mefi Rafuna, është një nga zërat me të veçantë në poezinë mbarëkombëtare shqiptare. Me një stil të zhdërvjelltë, me metafora të fuqishme dhe tematikë të pasur, ajo na përcjell jo vetëm mesazhet e saj, por edhe emocionet poetike.

Këto janë pesë poezi nga libri “Vetërrëfim”, i cili u botua me 2018 në Prishtinë.

1. Gruaja në kryq

Ajri i rënduar që mezi e thithte,
Dalëngadalë po e mbyste,
Këmbëzbathur ecte në rrugën me baltë,
ku po i shkelte ëndrrat e saj.
Kishte kohë që i lutej vdekjes
Kishte kohë pa dashuri.
Mes grumbull plehrash,dikur shkëlqente si një lule,
plotë gjallëri, plotë pasion,
që toka një natë e mbuloi me gjak.
Sytë që dikur i shkëlqenin tani vështronin trembur.
Klithmat e saj të dhimbjes ishin melodia e vetme,
e një bote të shthurur.
Lakuriq ecte mes vampirësh që ja thithnin shpirtin.
Fytyra e saj e zbehtë,
kërkonte pak mëshirë.
Edhe dielli e kishte tradhëtuar.

2.Një fillim i ri

Përpiqem të shoh përtej
një ndjesi e re më ngacmon
edhe pse gjithçka është shkatërruar tashmë.
Se besoja kurrë që isha aq e fortë.
Fytyra ime prapë e ktheu shkëlqimin e humbur,
trishtimi më rrëmbeu dikur.
Isha një ushtare pa armë,
duke luftuar me fatin.
Ndjej se asnjëherë nuk kam jetuar!
Në kaltërsinë e qiellit dua të shkrihem,
e më pas të kthehem
për të filluar nga e para.


3. Luftëtarja e dritës

Në frikën e saj, ajo e gjeti guximin,
Fati i saj ishte shkruar diku larg.
Një pasion i çmendur
e joshte drejt të panjohurës,
nga butësia e shpirtit
i rridhte forca.
Në mes njerëzish frymonte,
por askush nuk arriti ta njohë.
Ajo ishte e bukur si dielli.
Dashuronte pa zë,
luftonte pa zhurmë.

4. Udhëtari

Nuk e kishte frikë të panjohurën,
kërkonte të pamundurën.
Synimi i tij ishte
të arrinte dhe një hap më shumë.
Një zjarr i vlonte në gji,
donte të vjedhte diçka nga zotat,
kërkonte përjetësinë.

5. Rastësi

Përtej kohërave,
ku nuk kishte kufi,
ata ishin njohur,
ata ishin nji.
Një zjarr i çmendur ra,
në hi gjithçka shndërroi,
ata u ndanë
dhe kurrë më nuk u panë.
Jeta rifilloi prapë,
ata ishin aty,
të humbur në mjegullën e harresës,
lidhur me litarin e fatkeqësisë.
Në kryqëzimin e fateve,
diku do të ndeshen përsëri,
s’do dinë çfarë emri t’i vënë,
do e thërrasin “rastësi”.

Lexo më shumë nga

Gogu: 553 persona u liruan nga Amnistia Penale, 863 të tjerë përfituan ulje dënimi

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se amnistia penale e miratuar nga Kuvendi është zbatuar plotësisht, në bashkëpunim me…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: 553 persona u liruan nga Amnistia Penale, 863 të tjerë përfituan ulje dënimi

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se amnistia penale e miratuar nga Kuvendi është zbatuar plotësisht, në bashkëpunim me…